test

Drejtësia s’kursen askënd/ Çupi ironizon politikanët: Po ta dinin se vjen kjo ditë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur Frrok Çupi i pranishëm në një program televiziv foli për ndikimin e ligjit të dekriminalizimit, i cili sipas tij nuk është demokratik për pasojat që ka tek individi, por tepër i domosdoshëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve, sidomos në kushtet dhe rrethanat që ndodhet sot Shqipëria.

“Ligji për dekriminalizimi nuk është demokratik, por është i domosdoshëm për të mbrojtur më tej interesat e qytetarëve, ama dikujt i kufizon të drejtën dhe ia kufizon në grup”, tha ai.

Ai shtoi më tej se Berisha dhe aktorët e tjerë nuk e kanë menduar asnjëherë që do vinte kjo ditë, që drejtësia do t’u kërkonte llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre gjatë kohës që kanë drejtuar vendit.

Analisti Çupi theksoi më tej se prezenca e elementë vetë PS në SPAK duhet konsideruar si “fat” dhe një lloj kontrolli i domosdoshëm.

“Në raport me SPAK ndodhemi në raport ë dyfishtë. Në të parin është raporti i fatkeqësisë me SPAK. Njerëz janë dhe këta, Berisha dhe këta të tjerët, se po ta dinin se vjen kjo ditë nuk do kishin vjedhur dhe s’do kishin bërë të gjithë ato krime, por e kishin ndërtuar përrallën e tyre dhe për këtë është fatkeqësi e madhe, këtu falimentojnë. Pala tjerët, për mendimin tim është fat i madh që të jetë në SPAK, është një shans, si të shkosh të doktori që të bëhen të gjithë kontrollin e organizmit tënd që të dish se si ke organet. Dalja nga SPAK, duhet parë si një vizitë te një doktor i madh, i vetmi doktor, dhe kjo duhet parë nga PS dhe nga individët. Të të thërras SPAK është nder, të vlerëson se di diçka, përfundimisht nëse je fajtor do të paguash, nëse s’je fajtor ke dalë nga një sprovë shumë e madhe”, tha ai./e.t

Të fundit

Tatimi për profesionet e lira, ‘Kushtetuesja’ jep sot vendimin final

Gjykata Kushtetuese do të vendos sot në lidhje me kërkesat e bëra pranë saj për shfuqizimin e ligjit për...

Provimet e lirimit, rreth 29 mijë nxënës i nënshtrohen sot testit në matematikë

Mbahet sot provimi i dytë i lirimit për shkollat 9-vjeçare në vend. Nxënësit e klasave të 9-ta do t’i nënshtrohen provimit të matematikës. Këtë...

Joe Biden dhe Donald Trump, si të fitoni një debat presidencial

Nga Frank Luntz Nëse jeni një votues tipik amerikan në ndonjë parti, më lejoni t'ju tregoj një sekret të vogël: Ajo që ka më shumë...

Raporti i DASH mbi trafikun e qenieve njerëzore: U hetuan më pak krime

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën, ku për Shqipërinë konstatohet se kishte më pak hetime...

Protestë me “vulë”, Berisha fton në PD edhe “copëzat” e Bashës

Më 12 korrik, PD-ja ka thirrur protestë kombëtare e cila do të mbahet para kryeministrisë. Kjo është protesta e parë e partisë më të...

Lajme të tjera

Web TV