test

Nga krimi i organizuar tek aferat korruptive/ Përgjigjet e forta të Altin Dumanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera 2024 pritet të jetë një verë “e nxehtë”, pasi SPAK-u vijon intensivisht hetimet për aferat e mëdha korruptive dhe goditjen e krimit të organizuar.

Priten goditje të reja, si dhe kallëzime apo fletëthirrje.

Por çfarë deklaroi një ditë më parë kreu i SPAK-ut në Komisionin e Ligjeve?

Të mërkurën, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në Komisionin e Ligjeve për punën e strukturës së posaçme gjatë vitit 2023.

I vendosur përballë deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, disa prej të cilëve nën hetim nga SPAK, Dumani dha mesazhe të forta në përgjigjet e tij, që nga krimi i organizuar, aferat e mëdha korruptive dhe deri tek kërcënimi i prokurorëve. 

Për herë të parë, drejtuesi i një institucioni të rëndësishëm foli hapur, qartë dhe me argumente për luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet për aferat korruptive që deri më tani kanë çuar pas prangave edhe zyrtarë të lartë, ministra, ish-ministra dhe një zv-kryeministër i cili është në arrati. 

Për aferën e inceneratorëve, Dumani tha se është një nga çështjet që ende nën hetim nga SPAK, e ndarë në disa dosje. Ai sqaroi se afera 60 milionë euro me dherat, e denoncuar jo pak herë nga CNA, është nën hetim. 

Ndërkohë, për inceneratorin e Tiranës, ai tha se paratë e pagauara shkojnë në llogarinë e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Dumani deklaroi në Komisionin e Ligjeve se çdo para që del nga buxheti i shtetit shkon tek Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Në lidhje me kreun e Bashkisë së Tiranës, ai tha se Erion Veliaj është nën hetim për dosjen e inceneratorëve dhe “5D”. Nuk mungoi edhe një përgjigje e tij nga Veliajt për fjalën “koleg”. Dumani nënvizoi se kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH-së.

Lexo edhe :  “Daily Express”: Shqipëria, zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

Sa i përket komisionit anti-SPAK, që CNA e denoncoi pas muaj më parë, (ajo që ndryshe njihet se rezuluta anti-korrupsion), Dumani u shpreh i prerë se duhet të mbrohet pavarësia institucionale dhe të respektohen pushtetet. Sipas tij SPAK, duhet të jetë i pavarur, një mesazh ky i qartë edhe për kryeministrin Edi Rama.

Në fushën e krimit dhe korrupsionit, ai ngriti shqetësimin nga ana e institucioneve përveç Policisë së Shtetit, nuk ka bashkëpunim. Ai foli qartë për pastrimin e parave në fushën e ndërtimit, si një fenomen shqetësues.  Sipas tij krimit  tenton të përdorë bankat, blerja e shtëpive forma kryesore e pastrimit të parave.

Një tjetër deklaratë e fortë e Dumanit, ishte ajo e kërcënimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij prokurorët janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Ai u shpreh se disa raste janë publike, ndërsa theksoi se problem është mbrojtja e familjarëve të prokurorëve dhe qytetarëve.

I pyetur nga deputeti demokrat, Dash Sula, nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin Sky ECC, kreu i SPAK, ai tha se nuk mund të prononcohet, por ka çështje në hetim.

Një shqetësim tjetër që ngriti kreu i SPAK ishte edhe situata në Policinë e Shtetit. Sipas tij, është ulëritëse se si zyrtarët e policisë bashkëpunojnë me organizatat kriminale. 

Për krimet zgjedhore për zgjedhjet e 2025, Dumani tha se po përgatitin një strategji, e cila do të bëhet publike në janar të vitit të ardhshëm./   S.M

Të fundit

Matura shtetërore/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

“Njoftim i rëndësishëm për Maturantët. Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të #Maturës2024 🎓📚 në linkun e mëposhtëm...

Kredi për banesë me 0% interes/ Vendimi i rëndësishëm që synon të mbështesë ushtarakët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se 90 ushtarakë do të përfitojnë kredi për banesë me 0 % interes. Peleshi u shpreh...

Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të mos qenë më deputet i Partisë Demokratike

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend kërkesën për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas humbjes së vulës prej grupimit...

Pse futbollistët e Spanjës nuk e këndojnë kurrë himnin kombëtar?

Futbollistët dhe sportistët e disiplinave të tjera që përfaqësojnë Spanjën në garat sportive, nuk e këndojnë himnin kombëtar thjesht për një arsye: sepse Marcha Real , ndryshe...

5 milionë peseta dhe kërcënimi me ryshfet: Ndeshja ‘e errët’ Shqipëri-Spanjë në vitet ’90

Kanë qenë pesë përballje mes Spanjës dhe Shqipërisë, të gjitha me  fitore iberike. Por duhet të ketë qenë gjashtë. Në dhjetor 1991, La Roja,...

Lajme të tjera

Web TV