test

Opozita e ka dëmtuar Edi Ramën vetëm kur ka bashkëpunuar me të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Shikojë se ka një nxitim që vjen nga sëmundja kronike për ti thënë jo çdo iniciative politike të qeverisë. Është e qartë se qeveria po matet të nis një reformë në drejtësi nr. 2 tashmë për integritetin e zyrtarëve të shtetit dhe të thellimit të betejës kundër korrupsionit në çdo qelizë të administratës. Rezoluta është thjeshtë një akt politik që lajmëron nisjen e procesit.

Nuk është një ide e re. As e kësaj jave. Është një proces që ka një histori konsultimi me faktorin ndërkombëtar dhe natyrisht korrektim idesh për mënyrën se si duhet të shkohet pa cenuar reformën aktuale në drejtësi.

E kuptoj që Berisha dhe Meta nuk janë të interesuar për një opozitë që bashkëpunon me Perëndimin dhe e refuzojnë në parim bashkëpunimin. Por të tjerët nga përvoja që kanë nuk duhet të nxitohen.

Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territorial, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht I forcuan pushtetin.

Opozita nga ana tjetër e ka dëmtuar rënd Edi Ramën kur ka bashkëpunuar me të në rrugë institucionale sic ka qenë ligji I dekriminalizimit apo reforma në drejtësi pasi ato sollën një tërmet real në politikën shqiptare dhe ndarjen e politikës nga krimi.

Madje dhe në një komision hetimor që kanë bashkëpunuar sic ishte ai inceneratorëve drejtuar nga Jorida Tabaku, ka rrëzuar gjysmën e qeverisë.

Kështu që nuk është ide e mirë t’ia japin Edi Ramës fitoren në tavolinë, duke I lenë atij retorikën antikorrupsion në politikën shqiptare.

Lexo edhe :  Edhe Edi Rama u ka mbetur të mundin!

Ka plot mënyra se si të reformohet ideja e qeverisë për këtë reformë, si të bashkëpunohet, çfarë të propozohet pasi në fund të fundit do të jenë rregulla të përbashkëta që do tu shërbejnë gjithë palëve për një administratë sa më pak të korruptuar.

Versioni më i lehtë për qeverinë në këtë situatë është që ta refuzoj çdo opozitar projektin antikorrupsion  dhe ata të vazhdojnë të bënë sikur po kërkojnë rrugë të reja për ta bërë vet aq sa mundin.

Pjesëmarrja është e sigurt që e vë qeverinë në pozitë më të vështirë se bojkoti. Siç e ka vënë gjithnjë kur është përballur në tryezë me opozitën dhe siç është lehtësuar gjithnjë, kur opozita e ka lënë vendin bosh.

Të fundit

Kërcënoi me sëpatë tifozët, agresori qëllohet me armë zjarri nga policia

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku...

E dënuar për vrasje, pas 43-vitesh gruaja shpallet e pafajshme nga gjykata

Sandra Hamm, e cila u dënua për vrasje në SHBA, iu anulua dënimi pasi kaloi 43 vjet burg pasi gjyqtari i Gjykatës së Qarkut...

Humbet kontrollin, furgoni del nga rruga dhe përplaset me pemën

Një aksident është shënuar këtë mesditë në qytetin e Pogradecit. Një furgon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga...

Formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Holandë, Lewandowski e nis sfidën nga stoli

Poloni-Holandë çelin raundin e parë të Grupit D në EURO2024, me sfidën që nis në orën 15:00 dhe që luhet në “Volksparkstadion” në Hamburg. Ndërsa...

Ndërtimi i minierës së litiumit, Financial Times: Vuçiç jep dritën jeshile

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’i japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit...

Lajme të tjera

Web TV