test

“Sllovenia, mbështetëse e integrimit të Shqipërisë”, Begaj: Më shumë bashkëpunim ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj rrugës evropiane të Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp me homologen sllovene, Nataša Pirc Musar, presidenti deklaroi se bashkëpunimi i shkëlqyer politik mes dy vendeve duhet të reflektohet edhe në ekonomi.

“Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira që bazohen në interesa dy palëshe por edhe në vlera të përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët evropiane. Shqipëria dhe Sllovenia mike garanci e shtuar e  bashkëpunimit tonë të suksesshëm.

Ju falenderoj për mbështetjen që Sllovenia ka treguar për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Roli juaj është një prej dëshmive të shumta. Jemi të gatshëm të punojmë fort për ta bërë realitet këtë plan. Vlerësoj kontributin e Sllovenisë për pjesëmarrjen e trupave të KFOR në Kosovë. Shqipëria është një zë i fuqishëm i integrimit euro-atlantik të rajonit. Jemi të interesuar për një rajon në paqe, të integruar në rajon dhe BE.”, tha Begaj.

Presidenti theksoi gjithashtu se është e nevojshme që të krijohet një linjë ajrore direkte Tiranë-Lubjanë.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik të reflektohet edhe në atë ekonomik. Ka mundësi që për më shumë. Shqipëria mirëpret investime direkte sllovene. Ftoj sipërmarrësit sllovenë që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. Të rrisim kontaktet mes qytetarëve tanë linjë ajrore direkte mes Lubjanës dhe Tiranës do të ishte mundësi e mirë jo vetëm për shtimin e kontakteve direkte por edhe për rritjen e turistëve.“, shtoi Begaj./   S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV