test

Surrogacia e ‘martesa’ tek tarraca e bashkisë/Qytetarët marshojnë tek sheshi ‘Skëndërbej’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët mbajtën sot një marshim në sheshin ‘Skëndërbej’ për të kundërshtuar projekt ligjin për Surrogacinë, Abortin dhe Shëndetin Riprodhues të Grave dhe Vajzave.

Në shesh u mblodhën dhe firma për peticionin kundër këtij projekt ligji që ende nuk është kaluar për miratim në parlament. Tubimi ‘Pro Jetës dhe Familjes’ u organizua nga Koalicioni Pro Familjes, pastori Akil Pano.

Ai mbajti edhe fjalën e tij ku është shprehur se jeta dhe ekzistenca e familjes sonë po kërcënohet dhe fton qytetarët të bashkohen për të firmosur peticionin dhe për të kundërshtuar projekt ligjin për surrogacinë.

Ndërkohë për mikrofonin e Report Tv, një qytetar shpreh kundërshtinë e tij për projekt ligjin duke i bërë thirrje edhe prokurorit të Tiranës të veprojë lidhur me ‘martesën’ e para pak ditëve në tarracën e bashkisë së Tiranës midis dy vajzave, pasi siç thotë ai ishte e paligjshme.

‘Sigurisht e kundërshtojmë. Është surrogacia, një term që nuk e mban dot nëna shqiptare. Kemi sterilizimin që i hap rrugë dexhenderzimit dhe trans seksualëve. Dhe duke parë shfaqjen e fundit tek Liqeni dhe së fundmi atë martesë. Para disa kohësh ishte mjeku i Shefqet Ndroqit që është në burg sepse kishte 4 gra. Kishte martesë të paligjshme tek tarraca e bashkisë. I bëj thirrje prokurorit të Tiranës të ndërmarrë hapa.’/E.T

Të fundit

Ndodh sërish, qeni i presidentit Biden kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret, ndërsa e kishte nxjerrë për...

Vapa ekstreme pushton këtë vend, deri më tani 125 persona kanë ndërruar jetë

Temperaturat e larta që kanë prekur Meksikën kanë rezultuar në vdekjen e 125 personave në mbarë vendin deri më tani këtë vit, sipas Ministrisë...

Të shtëna me armë në Michigan, 9 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Nëntë persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë një park ujor. Dy fëmijë ishin mes...

Vranësira të pakta, temperatura të larta/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa...

Kurban Bajrami, Begaj: Reflektimi bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se Kurban...

Lajme të tjera

Web TV