test

Zotëronte 3 pasaporta, zbulohet identiteti i “Jasona Mërkurit” bosit shqiptar të kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbuluar identiteti real i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, teksa dy shqiptarë dhe një grek u kapën me 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja.

Ai është Azdren Muharremi,48 vjec nga Patosi. Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.

Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është arrestuar më parë për drogë në Turqi, nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër, ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër.

Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të rregjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.

Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.

Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjec nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro./e.t

Zotëronte 3 pasaporta, zbulohet identiteti i vërtetë iZotëronte 3 pasaporta, zbulohet identiteti i vërtetë i

Të fundit

Formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Holandë, Lewandowski e nis sfidën nga stoli

Poloni-Holandë çelin raundin e parë të Grupit D në EURO2024, me sfidën që nis në orën 15:00 dhe që...

Ndërtimi i minierës së litiumit, Financial Times: Vuçiç jep dritën jeshile

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’i japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit...

10% më të lartë se mesatarja, ja kush është shteti me refuzimin më të lartë të vizave

Sipas një studimi të Henley & Partners, Afrika përballet me normat më të larta të refuzimit të vizave për zonën Schengen në Evropë, me...

Bajrami: “Dhamë maksimumin tonë, tani duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Kroacisë”

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash lojë ndaj Italisë, por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë dolën...

Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali takohet në Zvicër me zv.Presidenten e SHBA-ve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris. Takimi është zhvilluar në...

Lajme të tjera

Web TV