test

Ballanca tregon shkaqet e mbipopullimit në burgje: Nevojë për politikë penale më e lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbipopullimi është një nga problemet kryesore në burgje e Shqipërisë sipas Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

Në një intervistë televizive, Ballanca u shpreh se nevojitet një politikë penale më e lehtë. Po ashtu, sipas Ballancë, edhe reforma në drejtësi, pavarësisht impaktit pozitiv, ka sjellë probleme për shkak të numrit të ultë të gjyqtarëve.

Kjo ka çuar në kohëzgjatje të çështjeve gjyqësore, duke sjellë edhe mbipopullimin e paraburgimit.

“Shqipëria ka një numër goxha të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Duhet të kemi një politikë penale më të lehtë. Shqipëria vijon të ketë politikë penale shumë të ashpër. Një çështje tjetër shumë problematike është edhe një nga pasojat e reformës në drejtësi, boshatisja e gjykatave. Kjo sjellë mbipopullimin e paraburgimit sepse kohëzgjatja e një çështje gjyqësore sot është shumë herë më e lartë sesa ishte para reformës në drejtësi”, u shpreh Ballanca./kb

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2024

Dashi Nervozizmi mund t’ju dobësojë vendosmërinë dhe aftësinë për të menduar drejt. Çdo shqetësim financiar i vazhdueshëm ka gjasa të...

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, i akuzuar për...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Lajme të tjera

Web TV