Dosja “Xibraka”/ Bardhi pas daljes nga SPAK: Isha në cilësinë e personit që ka dijeni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka qëndruar vetëm pak minuta në SPAK. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se ishte si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje, i qëndron apo jo kallëzimit.

Sipas Gazment Bardhit, hetimet për këtë dosje kanë rinisur pasi ai ka dorëzuar në SPAK informacionet, ku pretendon se dyshohet se në këtë çështje është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit.

“Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit”, tha nder te tjera Bardhi.

Bardhi: Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK

Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga hetuesit e BKH pas dorëzimit të informacionit nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi  për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.

Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit.

Kërkoi rihapjen e dosjes “Xibraka”, Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi është paraqitur sot (24 maj) rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Posaçme SPAK për dosjen Xibraka, për të cilin ai ka kërkuar riçeljen e fraksionit të pushuar.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, policia jep detajet: Kontroll për 6 persona! Sekuestrohen celularë

Hetimet për dosjen Xibraka janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.

Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese vuri në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkoi të pyetet ne nje datë dhe ore tjetër pas 23 majit.

Ndërkohë nga ana tjetër për kryeministrin Edi Rama, thirrja në SPAK e Gazment Bardhit  do të jetë momenti i së vërtetës për akuzat e rreme, sipas tij, të adresuara nga Bardhi në drejtim të vëllait Olsi Ramës.

Nënshkrimi që Bardhi do t’i bëjë në SPAK dëshmisë së tij, për Ramën do ta përballë atë me përgjegjësi ligjore për gënjeshtrat kundrejt të vëllait. Rama thotë ky është momenti që SPAK duhet të ndajë të vërtetën./   S.M

Të fundit

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga Banka...

Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Ndër më të bukurit e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili është më i madhi në rajon për numër pasagjerësh. Rama tha se aeroporti po...

“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Ajo...

Zgjedhjet parlamentare/ “Blindohen” burgjet, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Policia e Burgjeve me mbështetjen e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një sërë masash shtërnguese për burgjet dhe paraburgimet në vend lidhur me zgjedhjet...

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Dielli mund të ketë të këqijat e veta kur njeriu ekspozohet në pikun e tij, e megjithatë ekspertët thonë se ai ofron shumë përfitime...

Lajme të tjera

Web TV