test

Kush është njeriu i “SHIK-ut” që fundosi Sali Berishën në Britani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një lidhje direkte me “Top Story-n” gazetari Muhamet Veliu është pyetur nga analisti Arjan Curri nëse “ka ndikuar dëshmia e një ish-shiksi të fshehur në shpalljen e Berishës “non grata”.

Gazetari Veliu nuk përjashtoi asnjë mundësi se në dokumente dhe dëshmi të klasifikuara mund të jetë dëshmitë e shumë zyrtarëve të lartë të SHIK.

Arjan Curri: Zoti Veliu, në informacionin që keni ju, a ka ndikuar dëshmia  një ish-shiksi të fshehur në Britani për shpalljen e Sali Berishës non ngrata nga Mbretëria e Bashkuar?

‘Jo më kot unë e përmenda që në këtë proces ka pasur dy sensione, sensioni i hapur, ku është lexuar ky dokument që disponon Top Channel dhe sesioni i mbyllur me dokumente dhe dëshmi të klasifikuara. Në ’97-ën kanë emigruar shumë ish-oficerë të rëndësishëm të cilët kanë shërbyer në kohën kur Bashkim Gazidede, i ndjeri që drejtonte Shërbimin Informativ Shtetëror dhe panelistët tuaj në studio, Grida duhet ta dinë fare mirë se si vepron Britania e Madhe, Shërbimi Sekret Britanik, kur vjen puna në persona që kanë punuar në shërbimet e tjera dhe mbërrijnë atje. Kështu që unë nuk e përjashtoj mundësinë që edhe dëshmitë, jo vetëm të njërit por edhe të disa ish-zyrtarëve të lartë të SHIK të kenë zënë pjesë, të jenë diskutuar në atë që quhet sesioni i mbyllur në këtë apel të zotit Berisha, një apel i paprecedent siç unë e përmendja dhe në kronikën që u transmetua.’, tha Veliu./   S.M

Të fundit

Pronari i restorantit në Dortmund: Shqiptarët kanë pirë shumë birra, humba bastin

Armando, pronari i njërit prej restoranteve në Dortmund, aty ku qëndruan shqiptarët para ndeshjes me Italinë, deklaroi se kishte...

Tërmet me magnitudë 6 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i madh është regjistruar në brigjet e Perusë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter, siç...

Gomëdjegësit opozitarë

Nga Fatos Tarifa Çfarë opozitarizmi ndaj qeverisë që sot drejton Shqipërinë dhe ndaj kryetarit që drejton bashkinë e kryeqytetit shprehin ato grumbullime kaotike e të...

Ekspertët: Shqipëria shënon rënie në sektorin e blegtorisë

Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë për ulje...

“E diela e zezë”, tjetër aksident në Tiranë, plagoset një grua (VIDEO)

Aksidente të shumta janë shënuar këtë të diel në kryeqytet. Teksa pak më para u raportua një aksident në Kamzë ku një grua ndërroi jetë...

Lajme të tjera

Web TV