test

Pse nuk po burgosen Meta dhe Berisha? Çupi: Strategji e SPAK, bandat kanë lidhje me ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me aksionin e SPAK dhe goditjen e bandave kriminale.

Ai tha se SPAK po ndjek strategjinë e vetë, po shkërmoq bandat kriminale në mënyrë për të dalë ‘Iliri apo Saliu’.

Ndërsa i pyetur se pse nuk po dënohet Berisha dhe arrestohet Meta, Çupi tha se kjo është një strategji e SPAK, teksa shton se duan të mbrojnë pasurinë e marrë.

“SPAK ka një ndryshim të mjaftueshëm në raport me këtë gjë. Me gjithë organizmat e tjera të drejtësisë, të gjitha gjykatat e prokuroritë speciale, merr dhe atë në Jugosllavi… nuk shkonte te bandat. Reforma jonë, drejtësia jonë, ky organizëm është ndërtuar që të zgjasë shumë dhe të përfshijë gjithë sferat e shoqërisë. As në Jugosllavi, Meksikë, Kosovë, nuk u tha që do të shkojë deri në qelizën e fundit. Ata që thonë ‘Si shumë po vonohet gjyqi i Berishës, arrestimi i Metës’, ka lidhje me këtë gjë. Lidhet me bandat që lidhjen me ta. SPAK ka një strategji. Drejtësia ka një strategji, por edhe këta kanë një strategji.

Nëse drejtësia po shkërmoq bandat dhe atje na del Ilir dhe Saliu, është strategjia për të zbuluar të vërtetat. Këta kanë për strategji të mbrojnë pasurinë e marrë. Iliri, jo shumë i përmbajtur duket që i del nga fytyra ‘punë e madhe shkoj në burg, pasuria është aty’. Kështu thotë dhe Monika. Po ndjekin strategji, pse e bëjnë këtë? Për të thyer ligjin, këtë bën Berisha nga shtëpia. Kjo ka lidhje me thirrjen që i lëshon njerëzve të tij, anëtarëve të bandave”, tha Çupi/    S.M

Të fundit

Si përfitohen?/ Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë

Përfituesit e pensioneve, përveç masës së caktuar nga sigurimet shoqërore, çdo muaj përfitojnë të ardhura shtesë që vijnë në...

Pronari i restorantit në Dortmund: Shqiptarët kanë pirë shumë birra, humba bastin

Armando, pronari i njërit prej restoranteve në Dortmund, aty ku qëndruan shqiptarët para ndeshjes me Italinë, deklaroi se kishte hedhur bast se Shqipëria do...

Tërmet me magnitudë 6 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i madh është regjistruar në brigjet e Perusë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter, siç...

Gomëdjegësit opozitarë

Nga Fatos Tarifa Çfarë opozitarizmi ndaj qeverisë që sot drejton Shqipërinë dhe ndaj kryetarit që drejton bashkinë e kryeqytetit shprehin ato grumbullime kaotike e të...

Ekspertët: Shqipëria shënon rënie në sektorin e blegtorisë

Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë për ulje...

Lajme të tjera

Web TV