test

Skënderbeu mposht Vllazninë në sfidën për vendin e tretë, shkodranët në Conference League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference League do të shkojnë shkodranët.

Ekipi korçar bindi me rezultatin 3-2 në “Air Albania”, ndërsa diktoi ritmin gjatë gjithë takimit.

Ishte Nikaj ai i cili zhbllokoi takimin, me golin e shënuar në minutën e 11’ pas asistit të dhuruar nga Rashica, teksa vetëm pesë minuta më pas Dean Liço dyfishoi avantazhin e Skënderbeut.

Skënderbeu vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 31’ ishte Rashica ai i cili shfrytëzoi një gabim të Vllaznisë dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij.

Pjesa e parë u mbyll me katër gola, pasi Vllaznia fitoi penallti pas një prekje të topit nga Prençi në zonë, penallti që u mor përsipër nga Esat Mala, i cili e finalizoi topi në fund të rrjetës, duke u dhënë shkodranëve pak shpresë.

Në ndryshim nga fraksioni hapës, pjesa e dytë ishte disi më e vaktë përsa u përket golave.

Ishin sërish korçarët ata që u shfaqën më të avancuar, me Gkertsos që provoi të shënonte me një goditje të fortë në minutën e 55’, por e dërgoi topin mbi traversë.

Ndërsa në minutën e 59’ Rashica dhe Nikaj realizuan një super kombinim, me këtë të fundit që e dërgoi topin në fundin e rrjetës, por u dyshua për pozicionin dhe pas verifikimit në VAR rezultoi i parregullt.

Kapiteni i shkodranëve fitoi një penallti në minutën e 80’ pas një ndërhyrjeje të gabuar nga ana e Ramos, Bekim Balaj e mori vet përsipër ekzekutimin e saj duke shënuar golin e dytë për Vllazninë në minutën e 81’ dhe njëkohësisht duke rihapur sfidën.

Gëzimi i Vllaznisë zgjati pak, kjo për shkak se Stojanovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli ndaj Rashicës dhe e la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Lexo edhe :  Kroaci-Itali, Dalic: Kam besim te skuadra, bëjmë ndeshje të madhe

Pavarësisht se nga të dyja skuadrat u tentuan portat respektive në minutat e mbetura, ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2.

Kështu Skënderbeu fiton për prestigj në “Final Four” në ndeshjen për vendin e tretë të Kategorisë Super, por nuk mund të shkojë në Conference League, pasi ka dhe pak vite për të vuajtur dënimin e UEFA-s.

Ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vend të katërt të renditje, por me shkodranët që do të shkojnë në Conference League.

 

Të fundit

Spektakël flamingosh/ Rama ndan në rrjetet sociale pamjet nga Rrushkulli (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga Rrushkulli, ku shihen qindra flamingo. Në video...

Mblidhet komisioni i Posaçëm kundër Dezinformimin, opozita bojkoton mbledhjen

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Posaçëm kundër Dezinformimit me kryetar Erion Braçen. Kjo është mbledhja e parë e këtij Komisioni. Ndërsa opozita,...

Gazetarja tregon prapaskenat/Ja historia që ndodhi brenda burgut me syzet e Fredi Belerit

Gazetarja e njohur Klodiana Lala është shprehur se e ka ndjekur çështjen Beleri hap pas hapi dhe garanton se nuk ka pasur asnjë shkelje...

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore

Gjykatësja Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta të sigurisë kombëtare të SHBA-së...

Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e...

Lajme të tjera

Web TV