test

A flasin bandat për politikë në përgjime?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Një vit para zgjedhjeve SPAK mund të jepte një kontribut konkret duke hetuar përfshirjen në fushatë të “biznesmenëve, Investitorëve strategjikë, alias vrasësve me pagesë.

Në dosjen Metamorfoza 2 ku shfaqen figura të njohura të botës se krimit dhe politikës flitet për marrje peng, nxjerrje në pritë, vrasje dhe biznes.

Po çfarë   mungon në 240 faqet e akuzës?

Mungojnë dialogjet për zgjedhjet dhe komunikimet me politikanët.

Nëse themi se bandat janë përfshirë në zgjedhje me nxitje, bekim dhe mbështetje politike nuk kemi thënë asgjë të re.

Po pse janë veçuar rrëfimet dhe kontributet politike të 50 të akuzuarve në politikë?

Cila është arsyeja që hetimi është ndarë në lotë?

Një vit para zgjedhjeve SPAK mund të jepte një kontribut konkret duke hetuar përfshirjen në fushatë të “biznesmenëve, Investitorëve strategjikë, alias vrasësve me pagesë.

Ky hetim do të jepte shpresë se krimi zgjedhor më 2025 do të ulte pak kokën.

Është më shumë se naivitet të mendosh se në bisedat e tyre nuk është folur për politike, për zgjedhje,  për votime dhe për emërime.

Njerëz që diktojnë drejtore policie dhe kryetare bashkie afërmendsh që janë investuar në fushata.

Disa prej të akuzuarve janë të njëjtët personazhet të përfshirë në krimin zgjedhor në Durrës dhe Dibër. Prokurorët e SPAK  treguan mungesë kurajo  duke bërë ping pong me Prokurorinë e Dibrës (dosja 188) derisa arritën t’ia ngecin asaj hetimin që u katandis si kokoshi një thelë.

Ashtu si në dosjen e incineratorëve që u nda në tre lotë edhe te Metamorfoza janë të njëjtët njerëz që vrasin, bëjnë biznes dhe kontribuojnë për vota në zgjedhje. Krim, biznes, politike – ky është trekëndëshi i Bermudës ku nuk janë zhytur vetëm 50 të akuzuarit.

Lexo edhe :  Pas marrjes së vulës, tani PD duhet të bëjë partinë

Politika për krimin është si oksigjeni. Sa më shpejt të priten tubat e furnizimit aq më mirë për të gjithë.

Varianti që ata nuk kanë folur në “Sky” për politike ka pak gjasa të jetë i vërtetë se përndryshe na del që bandat i paskemi patur të depolitizuara. Emrat aty nuk te lënë asnjë pikëpyetje.

Pyetja është pse janë veçuar rrëfimet për “politikën”?/    S.M

Të fundit

Shkodër/ Shkrumbohen nga flakët 4 banesa në lagjen ‘Skënderbeg’

Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe më pas zjarri u...

Moti i keq ‘mbërthen’ Italinë/ Përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ disa zona në Itali, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e...

Suedia: miti i socializmit nordik

Rainer Zitelmann Sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike 2023, Suedia është ndër ekonomitë më të orientuara nga tregu. Në përgjithësi, ajo renditet e 10-ta, shumë përpara...

Tendencat më të mëdha të Fintech në 10 vitet e ardhshme

Bernard Marr FORBES Nëse një javë është një kohë e gjatë në politikë, atëherë dhjetë vjet janë një përjetësi në botën e teknologjisë. Unë shpesh shkruaj...

Rruga e rrezikshme drejt robërisë, nga Joseph Stiglitz

Instituti Mises Të thuash se Joseph Stiglitz, një laureat i Nobelit në ekonomi, i cili tani jep mësim në Universitetin e Kolumbias, është kundër tregut...

Lajme të tjera

Web TV