Rita Lati rrëfen historinë e trishtë: Kam humbur një vajzë, ishte identike me Rozën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Rita Lati ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, teksa zbuloi se ka humbur një vajzë.

Artistja ka treguar se vogëlushja erdhi në jetë përpara vajzës së saj Roza Lati, por fatkeqësisht u nda nga jeta.

Rita Lati u shpreh se brenda vitit, nga vdekja e vajzës, lindi Roza dhe shtoi se “brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot”.

“Jam gëzuar pa masë kur u bëra mami i Rozës, sepse Roza erdhi në jetë pasi unë e kisha humbur një gocë. Unë u çmenda nga gëzimi. E kam rritur Rozën me aq shumë dashuri.

Ishte shumë e urtë kur ishte e vogël, e tundnim për të kuptuar a merrte frymë apo jo kur flinte. Vajza lindi më 19 qershor, kurse Roza më 13 qershor. Brenda vitit zoti mi mbushi duart plot.

Roza ishte aq e shëndetshme dhe dukej sikur ishte e njëjta. Mua më ka ndodhur tragjedia në Vlorë dhe në Tiranë kujtonin që kisha të njëjtën. Jam e bekuar, brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot. Ishte një rilindje, merr kuptim jeta ndryshe”, tha Rita Lati në “Kurthin e Piter Pan”.

Ajo tregoi se dëshira e saj më e madhe është që të bëhet gjyshe.

“Tani dua të bëhem gjyshe, të më bëjë gjyshe Roza, atë pres, atë ëndërroj. Sa e lumtur do të isha”, u shpreh aktorja./    S.M

Të fundit

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të...

Foto-Video Ekskluzive/ Me Vuçiç Serbia nuk hyn në BE

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Nga Monada Mehmetaj Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e...

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombulës së gazit në banesën...

U zu nga masivi i dheut / Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë...

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit!

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka njoftuar një dhurim historik prej 200 miliardë dollarësh për të luftuar varfërinë dhe për të mbështetur ata që...

Lajme të tjera

Web TV