test

Gjithçka e kryer/ Bayern Munich i beson pankinën trajnerit 38-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e Bayern Munich kanë mbyllur gjithçka sa i përket trajnerit të ri. Pasardhësi i Thomas Tuchel në pankinën e rekordmenëve të futbollit gjerman do të jetë Vincent Kompany.

Bavarezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me menaxherët e ish-kapitenit të kombëtares belge dhe Manchester Cityt për një kontratë 3-vjeçare.

Ndërkohë, Burnley, klub me të cilin 38-vjeçari ndodhet në kontratë, do të përfitojë 12 mln euro për lejimin e transferimit të trajnerit të ri në Bundesligë.

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe në javën e ardhshme do të vijë zyrtarizimi i Kompany si timonieri i ri i Bayern Munich.

Disa emra të njohur refuzuan pankinën e klubit të madh gjerman. Me këta të fundit që kanë gjetur zgjidhje tek ish-mbrojtësi i njohur.

Pavarësisht se Burnley zhvilloi një futboll tërheqës dhe ofensiv nën drejtimin e Kompany, skuadra nuk arriti të mbijetonte në Premier League.

Të fundit

Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’ nga truprojat teksa përpiqet të bashkohet me huliganët

Djali i Presidentit të Serbisë dyshohet se u përpoq të bashkohej në një përleshje të huliganëve serbë me tifozët...

“Opozita me dy fytyra përballë drejtësisë”/ Veliaj: PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se opozita di të komunikojë vetëm me gjuhën e dhunës. Nga Njësia 7,...

Ndryshime në qeveri, ja kush janë ministrat e mbrojtjes që do të shkarkohen (Emrat)

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar katër zëvendësministra të mbrojtjes. Sipas dekreteve të Kremlinit, Nikolay Pankov, Ruslan Tsalikov, Tatyana Shevtsova dhe Pavel Popov...

Aksidentet në bregdet, policët kufitarë të Vlorës dalin në patrullim me ‘jet ski’

Policia Kufitare e Vlorës ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me jet ski. Bëhet me dije se 18 jet ski (motorë uji) janë...

Karkaleci ‘pushton’ fushat e Dumresë/Fermerët: Ka bërë namin, dezinsektimi nisi me vonesë

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat. Infeksioni më i madh paraqitet në...

Lajme të tjera

Web TV