test

Këngë e valle në festën e Amantias në Vlorë/ Tradita e çdo viti mbledh qindra turistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me këngë e valle popullore, u kremtua në parkun arkeologjik Amantia në Vlorë, festa e këtij qytetërimi të lashtë.

Kjo traditë e përvitshme, përveçse synon të sjellë një ditë ndryshe për banorët, ka për qëllim dhe promovimin e zonës me rëndësi historike.

“Duhet që edhe njerëzit, banorët që këto pasuri duhet ti shfrytëzojmë me turizëm. Duhet të mendojmë si të ju vijmë këtyre njerëzve në shërbim. Shërbimi është një përfitim ekonomik. Këto aktivitete janë në sinkron për të promovuar ketë pasuri. Këtë pasuri që na e ka falur natyra duhet ta shfrytëzojmë”, tha kryetari i bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj.

Atmosfera festive me performanca nga këngëtarë të muzikës së lehtë e nga grupet polifonike u ndërthur edhe me panairin e produkteve bio të fshatrave përreth. Gjithçka e organizuar tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, përfshirë edhe të turistëve të huaj.

Në festën e Amantias, u zhvilluan edhe një sërë ndeshjesh sportive mes të rinjve të shkollave të zonës, si futboll, volejboll apo kickboks.

“Tradita e Amantias ka qene boksi dhe sot është gjë e mirë që djemtë e rinj ndjekin traditën, merren me sport. Sporti individual është një nga sportet më të bukur”, tha kryeplaku i fshatit./E.T

Të fundit

FOTO/ “Jam e para që guxoi”- Alban Skënderaj i përgjigjet Elvanës pasi ajo e “thumboi”?

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky...

Dy fituesit e BBV në një pallat, Egla: U shkëmbeva me Luizin, e pashë me biberon në gojë

Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe...

Tatimet ‘zbarkojnë’ te bizneset: A deklarojnë paga reale e lëshojnë fatura?

Strukturat akomoduese, bar-restorantet, agroturizmat, bizneset e dhënies së makinave apo ambienteve me qira, transporti qytetas e ndërqytetës dhe shërbimet e plazhit, do të jenë...

Lufta në Ukrainë, kryetarja e parlamentit kombëtar paralajmëron Rusinë

“Ne do të duhet të bisedojmë me Rusinë në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje pozitive për Ukrainën nga ky konflikt, të cilin nuk...

Temperaturat deri 41 gradë, paralajmërojnë ekspertët: I nxehti shkakton ankth te fëmijët

Java e tretë e qershorit, pritet të jetë e nxehtë. Sinoptikanët kanë parashikuar që termometri të prek 41 gradë celcius në zona të veçanta. Ditët...

Lajme të tjera

Web TV