test

‘Na duhej stadiumi San Siro!’ ANSA jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media italiane i kanë bërë jehonë takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në pallatin e sportit në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos.

Mbi 5 mijë persona në tribunat e arenës Busto Arsizio (Varese) e gati 3 mijë persona jashtë pallatit të sportit për të pritur kryeministrin Edi Rama i cili erdhi për të vlerësuar diasporën shqiptare në kuadër të një turni europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e Shqiponjave.

“Na duhej stadiumi San Siro”, tregon në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës. Në Itali erdhi me anije në ’91 në Pulia,e sot jeton në Gallarate (Varese), shkruan sot agjencia e lajmeve ANSA.

Ndër të tjera në shkrim agjencia e lajmeve italiane thotë se Rama mbajti një fjalim të bazuar mbi krenarinë kombëtare pa harruar të kujtojë paragjykimet me të cilën u përballën shqiptarët në fillim por as vlerësimin si qeveritë italiane qëndruan krah popullit shqiptar. E në këtë pikë kujton dhe deklaratën e ish liderin e Lega Nord i cili në kohën e eksodit bëri thirrje për  ‘që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë” ndërsa vite më pas bleu djalit diplomën në Shqipëri

Fjalimi i kryeministrit ishte I bazuar në krenarinë kombëtare, pa harruar të kujtojë paragjykimet që populli i tij emigrues pati në Itali. “È stato un albanese” (“Ishte shqiptar) e përsërit disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media. Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, i cili “me atë jelek dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë dhe vite më pas erdhi në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij

Por më pas nënvizon se qeveritë italianë ‘u kujdesën për Shqipërinë si askush tjetër’ ndërsa kryeministres italiane i referohet si ‘mikja jonë’.

Ndërsa mendon për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ai përdor fjalë shumë të qarta: objektivi është “të sigurohet që Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se ajo duhet të ribashkohet fillimisht përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë” shkruan ANSA. /E.T

Të fundit

BE miratoi një ligj që synon rivendosjen e ekosistemeve, specieve dhe habitateve

Bashkimi Evropian dha këtë të hënë miratimin përfundimtar për një plan të madh dhe të shumëpritur për mbrojtje më...

Armëmbajtja pa leje, ministri Balla ka një mesazh për qytetarët

Policia e Shtetit po vijon aksionin për kapjen e personave me armë pa leje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm, Taulant Balla...

Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta

Të paktën 14 qytetarë jordanezë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite për shkak të temperaturave të larta. Lajmi u bë i ditur...

Njihuni me deputeten shqiptare në Parlamentin e Brukselit (Emri)

Shqiptarja Kristela Bytyçi do të jetë tashmë deputetja e parë shqiptare e krahut të djathtë nën flamurin e Lëvizjes për Reforma (MR) në Parlamentin...

Kina i bën dhuratën simbolike Australisë, dy panda në shenjë paqeje

Pas tensioneve të viteve të fundit, mes Kinës dhe Australisë, duket normalizimi i marrëdhënieve diplomatike është afër. Kryeministri kinez ka zgjedhur dy panda të...

Lajme të tjera

Web TV