test

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjtë britanikë/ Rishi Sunak: Një mundësi e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se do të paraqesë një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë, nëse konservatorët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.

Në njoftimin e parë politik të fushatës, Sunak shpalosi një plan i cili u krijon 18- vjeçarëve mundësinë për zgjedhjen e një pozicioni ushtarak me kohë të plotë për 12 muaj, ose një skemë për punë vullnetare. Vendosja do të jetë selektive dhe do të realizohet me anë të testeve për të parë se kush është i përshtatshëm për forcat e armatosura.

Opsioni i vullnetarizmit parashikon që të rinjtë të kalojnë kohë me policinë, zjarrfikësit, ose organizata bamirëse, sipas mediave vendase. Sunak insiston se modeli i ri do t’u ofrojë të rinjëve “një mundësi për të ndryshuar jetën” dhe do t’i lejojë ata të mësojnë “aftësitë e botës reale”. Në një letër botuar nga ‘Mail on Sunday’, ai e bën të qartë se të kesh shtetësi britanike ka edhe detyrime.

“Atyre që ankohen se ta bësh shërbimin të detyrueshëm është e paarsyeshme, unë u them se shtetësia ka edhe të drejta por edhe detyrime”, shprehet kryeministri britanik.

Konservatorët vlerësojnë se programi do t’i kushtojë vendit 2.5 miliardë paund në vit deri në vitin 2029-2030 ./e.t

Të fundit

Lufta në Ukrainë, kryetarja e parlamentit kombëtar paralajmëron Rusinë

“Ne do të duhet të bisedojmë me Rusinë në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje pozitive për Ukrainën nga...

Temperaturat deri 41 gradë, paralajmërojnë ekspertët: I nxehti shkakton ankth te fëmijët

Java e tretë e qershorit, pritet të jetë e nxehtë. Sinoptikanët kanë parashikuar që termometri të prek 41 gradë celcius në zona të veçanta. Ditët...

BE miratoi një ligj që synon rivendosjen e ekosistemeve, specieve dhe habitateve

Bashkimi Evropian dha këtë të hënë miratimin përfundimtar për një plan të madh dhe të shumëpritur për mbrojtje më të mirë të natyrës, të...

Armëmbajtja pa leje, ministri Balla ka një mesazh për qytetarët

Policia e Shtetit po vijon aksionin për kapjen e personave me armë pa leje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm, Taulant Balla...

Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta

Të paktën 14 qytetarë jordanezë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite për shkak të temperaturave të larta. Lajmi u bë i ditur...

Lajme të tjera

Web TV