test

27 maj 927/ Vdes Simeoni i Madh, Perandori që zgjeroi kufijtë e Bullgarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 27 maj të vitit 927 vdiq Simeon i Madh, udhëheqësi i parë bullgar i shpallur si Perandor. Fushatat e tij të suksesshme kundër Bizantit, hungarezëve dhe serbëve çuan në zgjerimin e perandorisë bullgare duke e bërë atë shtetin më të fuqishëm në Evropën Lindore të asaj kohe.

Simeoni është biri i tretë i princit Borisi i parë, pagëzuesi i bullgarëve. Ka lindur ndoshta në vitin 864 në kryeqytetin e atëhershëm Pliska. Në vitin 878 e dërguan në Kostandinopojë, ku kreu Shkollën e lartë prestigjioze të Magnaurit, në të cilën ishtë nxënës i zellshëm. Mësoi greqishten, diplomaci, aritmetikë, astronomi dhe muzikë. Në vitin 886 me ftesë të princit Borisi i parë në Bullgari erdhën dishepujt e iluministëve sllavë Shenjtorëve Qiril dhe Metodij. Pas kësaj princi thirri edhe Simeonin në Atdhe – ndoshta për të ndihmuar për përhapjen e fjalës së Zotit në gjuhën bullgare. Por fati kishte vendosur një gjë tjetër. Tubimi kishtaro-popullor, mbledhur në kryeqytetin e ri bullgar Presllav zgjodhi Simeonin princ bullgar.

Gjatë sundimit të vet, Simeoni i zgjeroi ndjeshëm territoret e shtetit në të gjitha drejtimet dhe kufijtë e Bullgarisë lageshin nga tre dete – Deti i Zi, Deti Egje dhe Deti Adriatik. Shteti bullgar ishte një faktor, të cilin të gjithë ishin të detyruar ta respektonin jo vetëm si forcë politike, po dhe si forcë ushtarake. Planet e Simeonit nuk u kufizuan në caqet e një dëshire për dominim ushtarak. Ai synonte që Bullgaria të bëhej qendër kulturore e botës së krishterë. Gjatë atyre viteve Simeoni mbështeti me të gjitha forcat e mjetet që kishte letërsinë, artet, zanatet. Përpjekjet e sundimtarit bullgar Simeon për konsolidimin e bullgarëve, për krijimin e qytetërimit të krishterë, për eliminimin e tutorisë bizantine dhe për ndërtimin e një programi politik të vetin, formësojnë atë periudhë në historinë tonë, të cilën ne e quajmë Shekulli i Artë i Shtetit bullgar.

Lexo edhe :  Trump një kandidat më i mirë për çështjet ekonomike, Biden për ruajtjen e demokracisë

Në vitin 904 Simeoni pushtoi Vlorën, Himarën, Butrintin; bullgarët u shtrinë më në veri, pushtuan rreth 30 kështjella, por Durrësin dhe Shkodrën nuk i morën dot. Qëndra kryesore nën sundimin bullgar (851 – 1018) u bënë Devolli, Nikopoja (Berati) dhe Glavinica (në Ballshin e Mallakastrës).

Kalendar

27 maj 1703 – Cari Pjetri i Madh themelon qytetin e Shën Petersburg. Më 1924 qytetit do t’i jepej emri Leningrad, dhe pas shpërbërjes së BS do të quhej përsëri Shën Petersburg

27 maj 1860 – Giuseppe Garibaldi fillon sulmin e tij në Palermo, Sicili, si pjesë e fushatës për bashkimin e Italisë.

27 maj 1905 – Fillon Lufta Japonezo-Ruse, përkatësisht Beteja e Tsushimas.

27 maj 1930 – Hapet per publikun ndërtesa Chrysler në New York, struktura më e lartë e bërë nga dora e njeriut deri në atë kohë – 319 metra.

27 maj 1937 – Në Kaliforni, Ura Golden Gate hapet për trafikun e këmbësorëve, duke krijuar një lidhje jetike midis San Franciskos dhe kontese Marin.

27 maj 1999 – Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviç, si kriminel lufte.

Të fundit

Kledi Kadiu në mediat italiane: Të rinjtë jetojnë me zili për shkak të rrjeteve sociale

Kam qenë i suksesshëm sepse e kam njohur dështimin, të rinjtë sot jetojnë me zili për shkak të rrjeteve...

​Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, socialdemokratëve dhe liberalëve ranë...

Manja: Hetimi për spitalin Onkologjik ka nisur në janar 2023

Teksa foli për rritjen e pagave të administratës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u ndal te skandali në spitalin Onkologjik. Ai tha se hetimet kanë...

Dyshohet se shkelën pronën e kryeministrit britanik/ Arrestohen 4 persona

Katër burra u arrestuan të martën me dyshimin për shkelje të ligjit, pasi hynë në territorin e pronave në fshat të kryeministrit Rishi Sunak...

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Jorgo Goron

GJJKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga...

Lajme të tjera

Web TV