test

Aksidenti në punë, reagon menjëherë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar menjëherë lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punës që janë regjistruar këtë muaj. Në një reagim në rrjete sociale, KSSH shkruan se ky bilanc është një alarm, dhe se shkak për aksidentet dyshohet të jetë mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë. KSSH shprehet se këto shifra janë alarmante për një vend të vogël si Shqipëria, ndërsa shton se institucionet duhet të marrin masa dhe të mos qëndrojnë indiferente.

Reagimi i Plotë i KSSH-së:

“Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj! Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror. KSSH i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është aksidenti i 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj. Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni. Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente.”/kb

 

Të fundit

OKB: Mbi 1.3 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah brenda 6 javëve

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet se janë zhvendosur nga Rafah në pjesë të tjera të Gazës në...

A ka pakt Rama-Berisha? Bardhi: Partnerët janë informuar lidhur me…

Në emisionin ‘Open’ në News24, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, është pyetur për një pakt mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, apo mes...

Koncerti në Gjermani/ Elvana Gjata ka një mesazh për veten e saj

Elvana Gjata pak ditë më parë mbajti një koncert në Gjermani ku u mirëprit dhe duartrokit nga fansat e saj. Në skenën e madhe...

Berisha zbulon ‘komplotin’ transnacional kundër tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka qëndruar versionit të tij për një komplot transnacional shqiptaro-britanik kundër tij, pasi Komisioni i Apelimit në Britaninë e Madhe,...

‘Basha është zhgënjimi më i madh’/ Analisti: Nuk arrin të kuptojë marrëveshjen e 2008-ës

Ben Andoni theksoi në Studio Live se Lulzim Basha mbetet zhgënjimi më i madh në politikanë shqiptare këto 30 vite. Ai shtoi për Arbër Hitajn...

Lajme të tjera

Web TV