test

E pazakontë/ ‘Çmendet’ shqiptari në Itali, urinon në kazino dhe shkakton 50 mijë € dëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku protagonist është sërish një shqiptar. Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, mësohet se ka urinuar në një kazino teksa ishte duke luajtur lojëra fati. Mësohet se 42-vjeçari pasi humbi në lojë filloi fillimisht të bërtiste dhe të shkatqrronte pajisjet dhe mobiljet dhe më pas urinoi në njërën prej tyre.

Sipas mediave vendase ky veprim ka shkaktuar një dëm të llogaritur prej rreth 50 mijë euro. Fill pas ngjarjes shqiptari është arratisur, por pas disa orësh kërkime nga policia është lokalizuar dhe është vënë në pranga. Edhe në komisariat shqiptari ka shfaqur veprime të dhunshme pasi ka goditur efektivin e policisë dhe e ka pështyrë në fytyrë. Ai njihej si person i rrezikshëm në zonë, ndërsa mësohet se kishte dhe precedentë të mëparshëm penal. Ai gjithashtu ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë.

 “Do t’ua tregoj unë, do t’ju vras. Sapo të dal nga këtu do të bëj të ma paguani duke ju vrarë”, u tha ai agjentëve të pranishëm aty. Për shkak të ngjarjes, policia ka vijuar me procedurat për heqjen e lejes së tij të qëndrimit./kb

Të fundit

Euro2024, ja ‘orakujt’ që kanë parashikuar saktë ndeshjet

Një qen i quajturi “orakulli” Luna ka përcaktuar fituesin e takimit Itali-Shqipëri, që përfundoi 2-1 në favor të italianëve. Në...

Jude Bellingham shkëlqeu në fushë, por e dashura e tij mungoi në ndeshje

Yjet e futbollit anglez u bashkuan me partneret e tyre pas fitores 1-0 të Tre Luanëve kundër Serbisë mbrëmë. Por lojtari i ndeshjes që shënoi...

FOTO/ Artistja polake realizon murale në doganën e Kapshticës

Në kohën kur fluksi emigrantëve dhe turistëve pritet të jetë i lartë për shkak të sezonit veror, dogana e Kapshticës ka pësuar një transformim,...

Portugalia në fushë, Ronaldo: Ankth para ndeshjes së parë, më vjen mirë…

Duke folur në konferencën për shtyp, qendërsulmuesi i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Çekisë në Euro 2024. “Ankthi është...

FOTO/ Keisi Medini “ngre” temperaturat me pushimet e saj

Ish-banorja e Big Brother VIP, Keisi Medini ka ngritur temperaturat në rrjet me pozat e fundit. Modelja ka treguar format bombastike përmes fotove të fundit. Bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV