test

Takimet me diasporën/ Analisti zbulon skenarin e Ramës: Ja çfarë po teston kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politologu Alban Daci, ishte i ftuar këtë të hënë në një emision televiziv, ku analizoi takimet e kryeministrit Rama me diasporën jashtë vendit.

Daci tha se takimet kanë ngritur shumë pikëpyetje se pse ato po zhvillohen dhe çfarë do të përfitojnë shqiptarët e diasporës.

Sipas tij, turet e kryeministrit jashtë vendit janë një testim i mbështetjes së diasporës ndaj qeverisjes së tij.

Ai shtoi se nëse Rama bindet nga takimet që ka mbështetjen e shqiptarëve jashtë vendit ai do ta bëjë realitet votën e diasporës.

“Unë mendoj se Rama po teston diasporën në lidhje me kuotat e tij politike. Pra, në qoftë se takimet e diasporës do të konfirmojnë faktin që Rama mbetet lider i preferuar, pa harruar këtu që Rama ka dhe pushtetin, ka të gjitha mundësitë. Një kryetar opozite nuk e bën kurrë këtë takim në Milano, ka një mijë e një arsye, që nga shpenzimet, burimet njerëzore, etj. Dhe nëse do të rezultojnë si takime në favor të Ramës, ai menjëherë do të bëjë të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë,” tha Daci.

Diskutimi mbi votat e shqiparëve që jetojnë në vende te tjera ka qenë një diskutim i nxehtë. Në shumë vende po zhvillohen portesta për të bërë të mundur votimin e diasporës./e.t

Të fundit

1 milionë pasagjerë për Aeroportin e Vlorës?

Nga Fatos Çoçoli Me ritmin e rritjes së turizmit dhe rekordet që po thyen Rinasi, me 250 avionë që ngrihen...

Rrezatimi nga aparatura e kobaltit/ Klodiana Lala: Nëntë mjekë u prekën nga kanceri

Opinioni publik është tronditur ditën e djeshme nga skandali i me mjekët e “Onkologjikut”. E ftuar në një program televiziv, gazetarja Klodiana Lala u shpreh...

Anne Applebaum nderohet në Gjermani me Çmimin e Paqes 2024

Gazetarja dhe historiania amerikane, Anne Applebaum nderohet me Çmimin e sivjetëm të Paqes, çmim që jepet nga tregtia e librit gjerman. Këshilli i Fondacionit...

Kledi Kadiu në mediat italiane: Të rinjtë jetojnë me zili për shkak të rrjeteve sociale

Kam qenë i suksesshëm sepse e kam njohur dështimin, të rinjtë sot jetojnë me zili për shkak të rrjeteve sociale’ është shprehur Kledi Kadiu...

​Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, socialdemokratëve dhe liberalëve ranë...

Lajme të tjera

Web TV