test

Tesla heq dorë nga plani për prodhimin e 20 milionë automjeteve në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla ka lënë jashtë objektivin e saj për ofrimin e 20 milionë automjeteve në vit deri në vitin 2030 në raportin e saj të fundit të ndikimit të publikuar të enjten, raportoi të hënën Reuters.

Siç raportohet, kjo është një tjetër shenjë se kompania po largohet nga veturat elektrike dhe fokusin ka filluar ta zhvendosë te robotaksi. Drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka thënë në vitin 2020 se Tesla aspironte të shiste nga 20 milionë automjete deri në fund të dekadës – dy herë më shumë se ato të shitura nga Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë.

Megjithatë duket se kompania ka ndryshuar sjellje kohët e fundit, duke hequr dorë nga planet për të prodhuar model krejtësisht të ri që pritej të kushtonte 25,000 dollarë.

Musku ka thënë në prill se Tesla planifikon të lançojë modele të reja, duke përfshirë vetura të përballueshme, deri në fund të këtij viti, por kompania tha se planifikon të përdorë linjat aktuale të produkteve për automjete të reja të përballueshme në vend të objekteve të reja, duke bërë një ndryshim strategjik që do të rezultonte në reduktime më të vogla të kostos sesa pritej dhe rritje modeste të vëllimit.

Aksionet e Teslas kanë rënë 3.5% të enjten, duke rënë rreth 30% këtë vit./kb

Të fundit

Largimi i pushuesve nga plazhi shkakton trafik kilometrik/Ja akset më të bllokuara (FOTO)

Kjo e hënë pushimi një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ka sjellë dyndje pushuesish në plazhet e Lezhës...

PD i kaloi Berishës/ Basha përjashton ‘bashkëpunimin me hijet e së shkuarës’

Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha përjashton çdo formë bashkëpunimi me...

Pranoi se pëlqen vajzat/ Billie indinjohet me fansat

Billie Eilish ka pranuar se ajo shqetësohet shumë kur bëhet fjalë për t’ua shpjeguar seksualitetin e saj njerëzve të tjerë. Së fundmi artistja publikoi albumin...

Përplasjet e dhunshme mes serbëve dhe anglezëve, policia gjermane: Ja si nisi incidenti

Një tifoz i Anglisë dhe shtatë serbë po përballen me akuza penale dhe ndalime të hyrjes në stadiumegjatë Euro2024, pas përleshjes që përfshinte 150...

Jo më kredi me kartë identiteti, shtrëngohen kushtet për dhënien e huave

Epoka e kredive të shpejta në vend, vetëm me kartë identitet, pa qenë domosdoshmërish në një punë mund të marrë fund së shpejti. Me...

Lajme të tjera

Web TV