test

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar edhe Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton. Pronari aktual e bleu shtëpinë në 1995 nga Pamela Harriman, ambasadorja e SHBA në Francë dhe një anëtare e Partisë Demokratike.

Në vitin 1970, ish-guvernatori i New Yorkut, Harriman, bleu vilën dhe “priti aty elitën sociale dhe politike të Washingtonit”, thotë agjenti Michael Rankin, “Ai më vonë u martua me gruan e tij të dytë, Pamela, e cila u bë ambasadore në Francë, dhe ata ishin një çift i fuqishëm që pritën në shtëpi figura të shquara politike duke përfshirë presidentë, nënkryetarë dhe senatorë të Shteteve të Bashkuara.” Prandaj nuk është për t’u habitur që figura të rëndësishme si Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton kanë qenë këtu.

Me të hyrë, sheh një hall të madh, nga ku mund të hysh në dhoma të mëdha të dekoruara me dru, me tavane gati 4 metra të larta. Nga hyrja e vilës mund të kaloni në dhomën e sofistikuar formale të ndenjes, e cila ka një oxhak të madh dhe elegant. Ngjitur me dhomën e ndenjes, dhoma e bukur e muzikës, me një tjetër oxhak dhe akses në dhomën e ngrënies.

Në pjesën e pasme të shtëpisë ndodhet kuzhina, e cila ndërthur funksionalitetin dhe komoditetin. Ka një ishull të madh qendror dhe dhoma hapet në zonën e mëngjesit, ku dritaret e mëdha lejojnë dritë e mrekullueshme natyrore të depërtojë brenda. Dyert me panele xhami të çojnë drejtpërdrejt në tarracën e pasme dhe kopësht. Gjithashtu ka një qilar, një tualet dhe një ashensor me akses në të gjitha katet.

Lexo edhe :  Sherr i dhunshëm në Parlamentin italian, deputetët grushtohen pas diskutimit

Duke u ngjitur lart, mbërrini në tre dhomat e gjumit, duke përfshirë suitën luksoze. Dhoma e madhe është e mobiluar me dy oxhaqe, dy dollapë dhe një tarracë private të mbuluar, e aksesueshme vetëm nga vetë suita. Në katin e parë ndodhen edhe dy dhoma të tjera me oxhak dhe një zyrë e madhe, gjithashtu me oxhak dhe një tualet. Në katin e dytë ka dy dhoma gjumi të tjera, njëra me një banjo dhe tjetra me akses në një dhomë të madhe lojrash. Në këtë kat ndodhet edhe dhoma e kinemasë me dalje në tarracë. Ekziston edhe një aneks kuzhine, lavatriçe dhe tharëse, dhe një banjo në korridor. Jashtë ka kopshte të mëdha dhe parkim.

Vila shitet në Sotheby’s për 9,990,000 dollarë./kb

Të fundit

Misteri i zhdukjes së turistëve në ishujt grekë, çfarë dyshon policia

Operacionet e kërkimit për gjetjen e tre turistëve të zhdukur në dy ishuj grekë janë intensifikuar pasi policia njoftoi...

Zbuloni çfarë ju ndodh nëse laheni në det menjëherë pasi keni ngrënë

A ka njeri që mund të harrojë padurimin që kishim të gjithë si fëmijë kur prisnim të kalonin tre orë të tëra pasi të...

Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Nga Kreshnik Spahiu Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare të cilat sipas tij, i kontrrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj...

Euro2024, ja ‘orakujt’ që kanë parashikuar saktë ndeshjet

Një qen i quajturi “orakulli” Luna ka përcaktuar fituesin e takimit Itali-Shqipëri, që përfundoi 2-1 në favor të italianëve. Në një video të publikuar në...

Jude Bellingham shkëlqeu në fushë, por e dashura e tij mungoi në ndeshje

Yjet e futbollit anglez u bashkuan me partneret e tyre pas fitores 1-0 të Tre Luanëve kundër Serbisë mbrëmë. Por lojtari i ndeshjes që shënoi...

Lajme të tjera

Web TV