Ndizen ‘sirenat e alarmit’, numri i vdekjeve prej drogave në nivele rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra Federale për Drogat me seli në Berlin regjistroi në vitin 2023 më shumë se 2200 vdekje nga drogat. Por kjo shifër duhet të jetë edhe më e lartë.

Numri i vdekjeve të lidhura me përdorimin e drogave në Gjermani ka arritur një rekord historik: në vitin 2023 u regjistruan 2.227 vdekje të lidhura me konsumin e drogave, njoftoi i Ngarkuari Federal për Drogat, Burkhard Blienert, 1,844 burra dhe 383 gra. Kjo shifër është dymbëdhjetë për qind më e lartë se një vit më parë dhe rreth dy herë më shumë se dhjetë vjet më parë.

Blienert tha se e vlerëson situatën si “shumë të rëndë”: “Kam frikë se në realitet duhet të ketë edhe më shumë vdekje të lidhura me konsumin e drogave”, sepse ka “shumë pak raporte toksikologjike dhe autopsi”.
Sipas tij gjithashtu konstatohet se “gjithnjë e më shumë substanca konsumohen të përziera së bashku, se në treg ka substanca gjithnjë e më të forta dhe se konsumuesit e drogave marrin çdo gjë që gjendet në treg”.

Sipas Blienert mosha mesatare e të vdekurve ishte 41 vjeç dhe ajo vazhdon të rritet. Për rreth dy të tretat e rasteve të vdekjeve – 1,479 raste – u konstatua se kishin të bënin me konsumimin e përzier të substancave të ndryshme të paligjshme – 34 për qind më shumë se në vitin 2022.

Përdorimi i heroinës mbetet shkaku më i zakonshëm i vdekjeve

Sipas të dhënave shkaktare për 712 raste vdekjeje ishte heroina duke e bërë këtë drogë substancën më të shpeshtë që shkakton vdekje. Megjithatë vihet re një rënie e lehtë. Nga ana tjetër ka pasur rritje të konsiderueshme – nga 507 në 610 raste vdejkeje – të lidhura me konsumin e kokainës dhe drogës crack.

Lexo edhe :  Përpjekja e parë dështoi, lëshohet sërish urdhër arrest për ish presidentin në Korenë e..

Një rritje edhe më të konsiderueshme – nga 528 në 654 raste vdekjesh – shënohet prej konsumit të barnat për zëvendësimin e opiateve. Numri i vdekjeve nga përdorimi i metamfetaminës u rrit gjithashtu ndjeshëm nga 47 në 122 raste.

Sipas Blienert prirja globale është drejt opioideve dhe stimuluesve më të lirë dhe më efektivë, të cilët po hidhen në tregje nga kartele që veprojnë në mbarë botën. Në të njëjtën kohë furnizimi me kokainë në Gjermani dhe Evropë po rritet ndjeshëm. Prandaj është i nevojshëm forcimi i sistemeve të parandalimit, të këshillimit dhe të ndihmës.

Gjithashtu sipas të Ngarkuarit Federal për Drogat nevojiten edhe më shumë qendra për konsumin e kontrolluar të drogave. Aktualisht në Gjermani ka 31 qendra të tilla ku konsumi i drogave është më pak i rrezikshëm, sepse kryhet në kushte të kontrolluara. Megjithatë qendra të tilla nuk ka në të gjitha landet. Europol identifikon bandat më të rrezikshme të Europës./DW/    S.M

Të fundit

Shitu

Nga Edison Ypi A do të pasurohesh ? A do t’i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën,...

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje, demotivim dhe madje edhe stres....

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Lajme të tjera

Web TV