Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga pikëpamja teknike vota e emigrantëve është e garantuar.
Në një intervistë televizive, Celibashi është shprehur se Posta është një shërbim i sigurt që shumë vende e aplikojnë.
Sipas kryekomisionerit posta i ka të gjitha garancitë në lidhje me integritetin e votës.
“Është një shërbim i sigurtë sa kohë që ne nuk kemi prova për të kundërtën, përveç shërbimit postar vendas. Kryen lëvizje të madhe të pagesave dhe transaksione të shumta. Vota është një komponent i rëndësishëm.
Nga pikëpamja tenknike është i garantuar. Shumica e vendeve në botë e aplikojnë. Nuk është se duhet ta përjashtojmë shërbimin postar për votat nga jashtë. Ne kemi ofruar një opsion më shumë. I ka të gjitha garancitë në lidhje me integritetin e votes”, tha Celibashi./ S.M