Do kuptojmë lehjen e qenve? Suksesi më i fundit i AI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca Artificiale çdo ditë edhe më shumë po pushton botën dhe po habit njerëzimin me risitë më të fundit. Studimi i fundit nga Universiteti i Michiganit po përdor inteligjencën artificiale për të kuptuar lehjen e qenve. Shkencëtarët gjithashtu po mundohen që të kuptojnë nëse AI mund të identifikojë saktë, moshën, gjininë ose racën e gjenit.

“Përparimet në AI mund të përdoren për të revolucionarizuar të kuptuarit e njerëzve me komunikimin e kafshëve. Kërkimi ynë hap një dritare të re se si mund të shfrytëzojmë atë që kemi ndërtuar deri më tani. Në përpunimin e të folurit për të filluar të kuptojmë nuancat e lehjeve të qenve,” tha për BBC një studiuese nga Universiteti i Michigan, Rada Mihalcea.

AI duket se ka mundësi për të hedhur hapa të mëdhenj në kuptimin e hollësishëm të gjuhëve të kafshëve.

Sistemet e fuqizuara nga AI përdoren për të dalluar nuancat në tonin, lartësinë dhe theksin, gjë që mundëson teknologji të tilla si softueri për njohjen e zërit.

Shkencëtarët testuan Inteligjencën Artificiale duke marrë në eksperiment 74 qenë të racave, moshave dhe gjinive të ndryshme. Mesatarisht studiuesit zbuluan se modeli i tyre ishte 70% i saktë në teste të ndryshme.

Pasi qëllimi ishte që me anë të të lehjeve të qenit, duhet të kuptohej nëse ai ishte i mërzitur apo lozonjar. Gjithashtu mund të identifikohej mosha, gjinia dhe raca e qenit.

“Kjo është hera e parë që teknikat e optimizuara për të folurin njerëzor janë ndërtuar për të ndihmuar me dekodimin e komunikimit të kafshëve. Rezultatet tregojnë se modelet që rrjedhin nga të folurit njerëzor mund të shërbejnë si bazë për kuptimin e modeleve akustike të tingujve të tjerë. Siç janë vokalizmat e kafshëve,” shtoi më tej studiuesja Rada. Mihalcea

Lexo edhe :  Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre mund të kenë “ndikime të rëndësishme” për mirëqenien e kafshëve.

Ata sugjerojnë se kuptimi më i mirë i nuancave të zhurmave të ndryshme që bëjnë kafshët mund të përmirësojë mënyrën se si njerëzit interpretojnë dhe përgjigjen ndaj nevojave të tyre emocionale dhe fizike./E.Ç

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV