PD kthehet te i zoti/ Çupi: Berisha të pranojë që gjykata është e drejtë dhe e pavarur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha duhet të pranojë që ka drejtësi të drejtë e të pavarur dhe SPAK nuk është organizatë kriminale, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, që i dha atij vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PD me Berishën, nuk ka asnjë vlerë në politikë.

“Ose Berisha duhet të pranojë se vendimi i sotëm ishte vendimi i një gjykate të korruptuar, i një gjykate kriminale, një gjykate të lidhur me Edi Ramën dhe Edi Rama ia dha këtë vulë, ose duhet të pranojë se gjykata që i dha atij vendimit është gjykatë e drejtë, merr vendime të drejta dhe nëse e pranon këtë, duhet të pranojmë në një realitet që ai nuk e ndërtoi dot. Jetojmë në një realitet ku ka drejtësi, ku drejtësia po ngjall shpresë te njerëzit. Është i drejtë vendimi i izolimit, duhet të pranojë që SPAK nuk është organizatë kriminale, ditën, që mund të ndodhë, që prokuroria do t’i vërë prangat, ta çojë nga shtëpia në qeli. Ky problemi i bashkimit është prapambetje. PS e rinovon gjysmën e partisë.

Ndërsa në PD thuhet të bashkohemi me të vjetrit. Ky është efekti ndoshta më i vogli, por bashkimi i PD është thirrje për bashkim të disa njerëzve rreth e rrotull, nuk ka lidhje me bazën. Nëse do shikojmë Bashën poshtë zyrës së Berishës, është çështje morale. Janë gjysma e njëri-tjetrit. Ishte vendim pa vlerë politike dhe juridike. Rithemelimin nuk e pengoi vula. Atë nuk ka alibinë, por kjo nuk i shton gjë Berishës. PD ka një problem të madh, atë që ka. Ka marrëdhënie të shkatërruara  me publikun. Ka një raport të keq me historinë, me të kaluarën”, theksoi ai./    S.M

Të fundit

Shuhet familja në Angli/ Zjarri i merr jetën vajzës 9-vjeçare, dhe babait të saj

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e West Yorkshire në Angli, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë...

Si u shmang nisja e luftës së tretë botërore në Kosovë

Hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një vërejtje se sa të pasigurta...

Kryeparlamentarja e Bullgarisë mbështet Shqipërinë: Jeni kampionë

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Drejtuesen e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur...

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë...

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos. “Pas orësh...

Lajme të tjera

Web TV