PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, e 4 brenda vitit, në fokus rienergjizimi i partisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mbledhja do të zhvillohet online dhe nis në orën 17:00 me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili pritet t’u lërë porositë e tij anëtarëve të asamblesë kur ndajnë më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 2025-ës.

Kjo është hera e katërt që Rama mbledh Asamblenë brenda vitit, ndërsa në tre mbledhjet e kaluara, të zhvilluara në muajin shkurt dhe mars, ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale. Pas tij, fjalën pritet ta marrë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili do të raportojë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë.

Gjatë punimeve të asamblesë do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike, i cili pritet të mblidhet gjatë muajit korrik.

Në punimet e Kongresit të ardhshëm do të zgjidhet asambleja e re e partisë socialiste, për të përfunduar kështu procesin zgjedhor brenda kësaj force politike. Asambleja miraton gjithashtu kandidatët për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të re që do të zgjidhet nga Kongresi si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së./e.t

Të fundit

Pamje fantastike/ Hëna e plotë dhuron “show” në Stamboll

Hëna e plotë ka paraqitur pamje mahnitëse mbi objektet simbol të Stambollit në Turqisë. Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Hëna...

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me...

Spiropali vendos për seancën e fundit para zgjedhjeve, rendi i saj dhe kur do mbahet

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit...

Nga vera në dimër! Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme?

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Lista e hapur është PD-ja e vërtetë

Nga Ben Andoni Primaret që u mbështetën nga të gjithë zërat qoftë afër, pranë por edhe më të paangazhuarit e PD-së treguan se ishin një...

Lajme të tjera

Web TV