Përdorimi i drogës në shkollat e Tiranës, gazetari zbulon detajet: Ja sa shitet grami

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Eraldo Harlicaj është shprehur se droga në Shqipëri është kthyer në një fenomen normal dhe shqetësues.

Komentet Harlicaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku tha se është shumë e thjeshtë në Tiranë të gjesh drogë, edhe të llojit heroinë.

Ai tha se heroina është një lloj droge që shitet kryesisht për njerëzit që nuk kanë shumë potencial ekonomik dhe sipas tij, kushton nga 35-50 mijë lekë të vjetra për gram

Harlicaj tregoi se pranë Shkollës ‘Bajram Curri’ në Tiranë është një pallat i braktisur, ku mblidhen personat që pijnë heroinë, duke lënë rrugëve shiringat, të cilat mund të përhapin edhe sëmundje për komunitetin aty pranë.

“Është shumë e lehtë të gjesh drogë, heroinë dhe lloje të tjera të drogërave në Tiranë. Mos të harrojmë se Policia zhvilloi dy operacione të mëdha, ‘Tempullin 1’ dhe ‘Tempullin 2’ ku u arrestuan rreth 600 persona për shpërndarje droge edhe në shkolla, edhe në spitale.

Çdo zonë ka spaçatorin e tij. Edhe fakti që Policia i arreston, ato vende nuk qëndrojnë shumë bosh, por plotësohen nga spaçatorë të rinj. Mund të gjesh drogë edhe në telegram, në këto grupet. Ajo që më shqetëson është që është normalizuar droga. Heroina është drogë që përdoret për personat që nuk kanë shumë kapacitet ekonomik.

Mund të shkojë nga 35-50 miljë lekë një gram heroinë. Ndërsa kokaina përdoret kryesisht për personat që kanë një potencë ekonomike. Qoftë te doktorët, te drejtorët, te policët, qoftë edhe te deputetët. Zona pranë shkollës Bajram Curri është një pallat i braktisur atje që është kthyer në një pikë që mblidhen këta që pinë heroinë. Policia e di, por nuk ka ndërmarrë veprime. Gjenden shiringa dhe materiale që mund të kthehen në epidemi për banorët”, tha Harlicaj./    S.M

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV