test

E dënuar për vrasje, pas 43-vitesh gruaja shpallet e pafajshme nga gjykata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sandra Hamm, e cila u dënua për vrasje në SHBA, iu anulua dënimi pasi kaloi 43 vjet burg pasi gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Misuri, Ryan Horsman vendosi se kishte prova “të qarta dhe bindëse” se ajo ishte e pafajshme.

Hamm, 63 vjeçe, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1980 për vrasjen e bibliotekares Patricia Jeska. raporton Guardian.

Gjykatësi Horsman vendosi të premten se një oficer policie tashmë i ndjerë, i cili më vonë përfundoi në burg për një krim tjetër, ishte fajtor për vrasjen e bibliotekares dhe se Hamm duhet të lirohet brenda 30 ditëve.

Vendimi erdhi pasi ekipi ligjor i Hamm paraqiti argumente dhe prova në janar në rastin e burgimit më të gjatë të një gruaje të pafajshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne i jemi mirënjohës gjykatës për njohjen e padrejtësisë së rëndë që Ham vuajti për më shumë se katër dekada”, tha ekipi i saj ligjor.

Sipas raporteve, Hamm, e cila kishte marrë trajtim psikiatrik që në moshën 12-vjeçare për halucinacione dhe më vonë për përdorim droge, fillimisht u deklarua fajtore për vrasje për të shmangur dënimin me vdekje në vitin 1980, pas së cilës dënimi u anulua, por ajo u dënua përsëri në vitin 1985 bazuar në të njëjtin rrëfim./kb

 

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV