test

BBC: Roja bregdetare greke ka hedhur emigrantë në det!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një investigimi të BBC, Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, sipas dëshmitarëve duke përfshirë nëntë persona të cilët u hodhën qëllimisht në ujë. Dyshohet për 43 vdekje si pasojë e debimit me forcë nga ujërat territoriale greke.

Në tre vitet e fundit, sipas një artikulli të gjatë të BBC, roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetra emigrantëve në Mesdhe, duke i hedhur në det. Një pjesë janë hedhur qëllimisht, e të tjerë janë lënë aty apo nuk janë shpëtuar pasi janë dëbuar me forcë nga ujërat territoriale greke. BBC e mbështet artikullin e saj në pamje dhe dëshmi të dhëna nga dëshmitarët. Nga ana tjetër, roja bregdetare greke i ka kundështuar me forcë këto akuza për veprime të paligjshme nga ana e tyre.

BBC ka analizuar 15 incidente të periudhës 2020-2023, që rezultuan në 43 vdekje. BBC thotë se burimet fillestare të investigimit të tyre ishin mediat lokale, denoncimet e organizatave dhe roja bregdetare turke. Në 5 nga incidentet e hetuara nga BBC, emigrantët thanë se u hodhën në det nga autoritetet greke. Në 4 prej rasteve, emigrantët e mbijetuar shpjeguan se si kishin zbritur në ishujt grekë, por ishin neutralizuar nga roja bregdetare greke.

Në raste të tjera, emigrantët thanë se ishin detyruar të hipnin në gomone pa motor dhe ishin lënë në det, që më pas ishte shfryrë ose dukej se ishin çarë. Një burrë nga Kameruni ka rrëfyer për BBC një rast të rëndë. Sapo kishin mbërritur në tokën greke, policë të veshur me rroba të zeza dhe maska u shfaqën tek emigrantët. Ai tregon se së bashku me dy persona të tjerë, një nga Kameruni dhe një nga Bregu i Fildishtë, i rrahën dhe i hodhën në det, ku dhe u mbytën.

Lexo edhe :  “Më shumë trishtim dhe dhimbje fizike”/ Studimi: Shqiptarët më të stresuarit në rajon

Vetë dëshmitari që ka folur për BBC, gjithashtu është dhunuar dhe e hodhën në det.

“Më godisnin sikur të isha kafshë”, tregon ai.

Më pas e shtynë në ujë pa jelek shpëtimi, por ai ishte në gjendje të notonte dhe të dilte deri në breg. Trupat e dy personave të tjerë që u dhunuan, u gjetën nga roja bregdetare turke në territorin e tyre. Por nga tjetër , nga viti 2015 deri në vitin 2024, Roja Bregdetare Greke shpëtuar 250,834 refugjatë në 6161 raste incidentesh në det./kb

Të fundit

Falsifikoi firmën dhe mori kredi në emër të një personi tjetër, në hetim 26-vjeçari

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për një 26-vjeçar. Dyshohet se ky person ka falsifikuar firmën e një të riu,...

“Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“

Nga Naim Hasa* Pjesë e tregut financiar, pas viteve 2009, në Shqipëri janë bërë edhe Pensionet Private.   Aktualisht është një treg i ri, ne zhvillim por...

U zgjodh kreu i NATO-s, Rutte: Nder i jashtëzakonshëm, aleanca gur themeli për sigurinë

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, tha se “është një nder i jashtëzakonshëm të emërohesh Sekretar i Përgjithshëm...

Pasaporta italiane e Eqerem Bej Vlorës mbërrin te trashëgimtarët

Ervin Vlora, stërnipi i patriotit, shkrimtarit dhe studiuesit Eqerem Bej Vlora ka bërë publike pasaportën e këtij të fundit. Në rrjetet sociale ai shkruan: "Passaporta e...

Protesta e 21 qershorit para Bashkisë së Tiranës, e pëson keq i riu

Një i ri është ndaluar këtë të mërkurë nga policia pas protestës së opozitës që u mbajt më 21 qershor para Bashkisë së Tiranë. “Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV