test

“Ka politikanë që s’u ka hyrë gjemb në këmbë”/ SPAK do shkojë deri te faturat e ushqimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv komentoi konferencën e kreut të PL, Ilir Meta pasi u paraqit në SPAK.Sipas Hoxhës, dëshmia e Metës në SPAK tregoi se SPAK po merret me detaje të thella të shpenzimeve të personave nën hetim, ndërsa theksoi se “do të shkohet deri tek fatura që konsumojnë ata, pushimet e tyre se ku i kanë kryer”.

Hoxha: Meta ishte në konferencë dhe sqaroi për çfarë ishte pyetur, Meta parimisht foli si politikan, kur tha isha i thirrur për shkak të Ramaformës. E pyeta për çështje konkrete, natyrisht që bëhet fjalë për të njëjtën dosje që ishte një ditë më parë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Ajo që u kuptua se çfarë solli në kujtesë Meta në tryezën e konferencës ishte fakti që ishte pyetur me detaje për shpenzime të caktuara sa i takon palmave, deri aty kishte arritur SPAK sa kishte gjetur fatura dhe transaksione apo llogari. Hetimi penal nga ajo që thuhet, është diçka tjetër të dalësh me deduksion, është gjë tjetër kur provat bërtasin dhe ulërasin. SPAK është duke marrë dhe kryqëzuar shkresat me dëshmitë e tyre.

Meta tha më pyetën edhe për ish financieren për një shumë të caktuar dhe ai tha janë llogaritë e familjes. Nëse SPAK do t’i shikojë me sytë e ligjit njësoj me të gjitha ngjyrat të gjitha kahet politike, patjetër ka për të qenë një histori suksesi. Unë nuk mund të them nëse kjo histori suksesi do të nxjerrë në finale një klasë të caktuar politike, apo një moshë të caktuar politike të Shqipërisë pas ’90-ës.

Shumë nëpunës të thjeshtë po refuzojnë të firmosin tenderat dhe nuk po gjenden, sepse hetimet e SPAK kanë konkluduar që njerëzit që firmosin dhe shqiptarët duhet të kuptojnë, momentin që firmosin e mbajnë ata përgjegjësinë edhe sikur ta delegojë urdhrin përmes dikujt tjetër. Ky mesazh do të shkojë tek politikanët që nuk u kishte hyrë gjemb në këmbë dhe nuk u ishin kontrolluar asnjëherë pasuritë, kam përshtypjen do të shkohet deri tek fatura që konsumojnë ata, pushimet e tyre se ku i kanë kryer, këto s’po t’i them kot për disa pushime politikanësh./e.t

Të fundit

6 muaj jashtë Kuvendit/ Mblidhet Konferenca e Kryetarëve: A do i hiqet mandati Berishës?

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka bërë me dije se Sali Berishës nuk do t’i hiqet mandati i...

Caktohet gjyqtarja e divorcit Meta-Kryemadhi, ja kush e ka marrë çështjen në ‘dorë’

Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se: Në...

1 milionë pasagjerë për Aeroportin e Vlorës?

Nga Fatos Çoçoli Me ritmin e rritjes së turizmit dhe rekordet që po thyen Rinasi, me 250 avionë që ngrihen çdo ditë, Aeroporti i Vlorës...

Rrezatimi nga aparatura e kobaltit/ Klodiana Lala: Nëntë mjekë u prekën nga kanceri

Opinioni publik është tronditur ditën e djeshme nga skandali i me mjekët e “Onkologjikut”. E ftuar në një program televiziv, gazetarja Klodiana Lala u shpreh...

Anne Applebaum nderohet në Gjermani me Çmimin e Paqes 2024

Gazetarja dhe historiania amerikane, Anne Applebaum nderohet me Çmimin e sivjetëm të Paqes, çmim që jepet nga tregtia e librit gjerman. Këshilli i Fondacionit...

Lajme të tjera

Web TV