test

Temperatura rekod në Mekë, termometri shënon mbi 51 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arabia Saudite ka paralajmëruar sot temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku janë konfirmuar shumë viktima si pasojë e nxehtësisë gjatë Haxhit, me temperatura që kalojnë 50 gradë Celsius.

Pelegrinazhi vjetor, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, zhvillohet këtë vit në verë, e cila është veçanërisht e nxehtë në Arabinë Saudite.

Vetëm dje, kishte më shumë se 2.700 raste të “lodhjes nga nxehtësia”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë saudite. Temperaturat sot në Mekë, ku haxhinjtë përfundojnë Haxhin, duhet të arrijnë deri në 49 gradë Celsius.

“Sot vendet e shenjta po shënojnë temperaturat më të larta që nga fillimi i Haxhit dhe mund të arrijnë deri në 49 gradë. Ne i këshillojmë mysafirët e Zotit të mos ekspozohen në diell”, njoftoi ministria, siç raporton televizioni shtetëror.

Shërbimi Meteorologjik Saudit njoftoi në X, se temperatura në Mekë arriti në 51.8 gradë Celsius.

Ministria e Jashtme jordaneze njoftoi dje se 14 pelegrinë jordanezë kanë vdekur nga nxehtësia ekstreme dhe 17 rezultojnë të zhdukur. Irani njoftoi se pesë pelegrinë iranianë kishin vdekur, pa specifikuar shkakun e vdekjes. Senegali njoftoi për tre pelegrinët senegalezë të vdekur.

Këtë vit, Haxhi mblodhi pothuajse 1.8 milionë njerëz, nga të cilët 1.6 milionë erdhën nga jashtë, njoftuan autoritetet saudite./e.t

Të fundit

6 muaj jashtë Kuvendit/ Mblidhet Konferenca e Kryetarëve: A do i hiqet mandati Berishës?

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka bërë me dije se Sali Berishës nuk do t’i hiqet mandati i...

Caktohet gjyqtarja e divorcit Meta-Kryemadhi, ja kush e ka marrë çështjen në ‘dorë’

Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se: Në...

1 milionë pasagjerë për Aeroportin e Vlorës?

Nga Fatos Çoçoli Me ritmin e rritjes së turizmit dhe rekordet që po thyen Rinasi, me 250 avionë që ngrihen çdo ditë, Aeroporti i Vlorës...

Rrezatimi nga aparatura e kobaltit/ Klodiana Lala: Nëntë mjekë u prekën nga kanceri

Opinioni publik është tronditur ditën e djeshme nga skandali i me mjekët e “Onkologjikut”. E ftuar në një program televiziv, gazetarja Klodiana Lala u shpreh...

Anne Applebaum nderohet në Gjermani me Çmimin e Paqes 2024

Gazetarja dhe historiania amerikane, Anne Applebaum nderohet me Çmimin e sivjetëm të Paqes, çmim që jepet nga tregtia e librit gjerman. Këshilli i Fondacionit...

Lajme të tjera

Web TV