Prej kohësh vuante nga sëmundja, ndërron jetë aktori i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori me famë botërore Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.

Sutherland vdiq të enjten në Miami pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje.

“Me zemër të rëndë, ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë”, shkroi Kiefer Sutherland, djali i Donald Sutherland, në një postim në Instagram të enjten. “Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë i trembur nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar”, u shpreh ai.

I njohur për intensitetin e tij në ekran, Sutherland fitoi një Emmy për rolin e tij si një zyrtar sovjetik në filmin “Citizen X”, si dhe dy Golden Globes. Karriera e tij zgjati më shumë se 50 vjet dhe përfshiu 140 tituj filmash, duke përfshirë rolet e fundit në serinë e kufizuar “Trust” dhe “The Undoing”. S.B

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV