Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Divorc i vërtetë apo fals?/ Si qëndron e vërteta për çiftin Meta-Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se divorci mes kreut të PL-së, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, është real.

Komentet Lita i bëri në një lidhje televizive, ku tha se nga llogaritë e LSI janë tërhequr para për shpenzime familjare të Monika Kryemadhit.

Sipas Litës, duke u nisur nga kjo gjë, SPAK ka nisur verifikimin e pasurisë për Metën e Kryemadhin, pasi sipas tij, ata rezultojnë me vila e pallate, që e kanë të pamundur t’i justifikojnë me pagën e tyre.

“Nga llogaritë e LSI janë tërhequr para për të paguar shpenzime vetiake. Një nga zyrtaret e LSI të marra në pyetje është financierja Elena.G, e cila ka dëshmuar se në 2008 ka tërhequr para nga llogaritë e partisë dhe i ka transferuar për shpenzime familjare të Kryemadhit. Pra llogaritë e partisë janë përdorur për shpenzime vetiake dhe këto nuk janë deklaruar në KQZ, në dokumentin e shpenzimeve dhe këtu ka një shkelje ligjore apo vepër penale.

Ajo ka treguar edhe për veprime të tjera dhe këtu kanë lindur të gjitha konfliktet e vogla që janë bërë të mëdha. Divorci është real, por motivacionet nuk janë ato që thotë Meta, nuk janë ato të mandateve. Këtu bëhet fjalë për një fakt, që ai thotë se ‘unë kam firmosur letra, dukumenta, formularë, etj të përgatitura nga Kryemadhi dhe unë nuk i kam verifikuar.

Bëhet fjalë për gjëra shumë të vogla, por nëse ti i shikon nga pikëpamja penale, ato janë shkelje që ndiqen nga kodi penal. SPAK ka tërhequr këtë fijen e shpenzimeve për të shkuar te verifikimi i pasurisë, pasi ata rezultojnë me pallate, me vila, pasi ne e dimë që këta janë figura publike dhe me rrogën e tyre nuk kanë shanse që t’i kenë këto pasuri kaq të mëdha. Kanë marrë para nga buxheti i shtetit për veprimtari politike, por këto para janë përdorur për operacione plastike e shpenzime familjare”, tha Lita./E.T

Të fundit

Burgosja e Salianjit/ PD mbledh të dielën Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë të dielën Këshillin Kombëtar. Në këtë mbledhje do të vendoset për aksionin politik pas burgosjes...

Vijon ende puna/ Kur do të hapen kampet në Gjadër

Punimet në Gjadër të Lezhës për ndërtimin e kampit të refugjatëve po vijon me ritme të shpejta. Burime bëjnë me dije se emigrantët e parë...

Rama: Nuk i kërkohet llogari një partie pse del një derr nga ai pyll

Kreu i qeverisë, Edi Rama, teksa diskutonte në podkastin e tij “Flasim” për skandalin tek Onkologjiku, u shpreh se “nuk i kërkohet llogari një...

“Shteti” i pakërkuar prej përfituesve të tij

Nga Preç Zogaj Ndër të të parët që u befasuan me njoftimin e kryeministrit Rama nga maja e Nju Jorkut për krijimin e “një shteti...

Apeli e dënoi me 1 vit burg, Gjekmarkaj: Vendimi për Salianjin, hakmarrje

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka komentuar dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji për “kallëzim...

Lajme të tjera

Web TV