test

Beleri mbetet në burg/ Athina kërkesë Shqipërisë: Duhet ta lejoni të marrë pjesë në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me dy vjet burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe njëkohësisht eurodeputetin, Fredi Beleri.

Në reagimin e ministrisë thuhet se Greqia i ka shprehur prej kohësh shqetësimet lidhur me çështjen “Beleri” dhe si është trajtuar ajo nga autoritetet shqiptare.

Po ashtu i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë mundësinë që ai të marrë pjesë në Parlamentin Europian, si deputet i zgjedhur pak ditë më parë nën logon e partisë së Kiriakos Mitsotakis.

Reagimi:

Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris.

Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.

Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm./   S.M

Të fundit

“Unë ose kaos”, strategjia e Macron që po i kushton zgjedhjet

Në vend të vendosjes së një arnimi, mund të jetë guri i varrit të tij. Zgjedhjet legjislative , të...

Berisha s’ka këllqe të arrijë te Rama, bën të ‘fortin’ me Veliajn!

Nga Jakin Marena Opozita ka të gjithë të drejtën e Zotit të protestojë kundër qeverisë. Madje që në ditën e dytë të shpalljes së rezultatit...

“Fikni pajisjet kompjuterike”/ Alarm në Policinë e Shtetit, dyshohet për sulm kibernetik!

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit bie pre e sulmeve. Në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër...

Kaosi spitalor, Arian Çani tregon historinë e trishtë

Ndërsa diskutohej për skandalin e Onkologjikut, ku mjekët nuk i ofronin shërbim të sëmurëve me tumor duke i drejtuar ata drejt spitalit privat, Arian...

Rrufeja ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për shtatë të plagosur

Të paktën shtatë të rinj në Juta u plagosën kur rrufeja goditi shumë afër vendit ku ndodheshin. Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes në Jutah,...

Lajme të tjera

Web TV