Del në shitje shtëpia e familjes së princeshë Dianës. Ja sa kushton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë, pas 22 vjetësh, doli në shitje shtëpia e familjes së princeshë Dianës.

Prona katërkatëshe ndodhet në Mayfair, në Londër dhe është e përbërë nga një sallë pritjeje, një dhomë pritjeje, një bibliotekë, dy dhoma gjumi me gardërobë dhe banjë private dhe parking privat nëntokësor. Gjithashtu, është i pajisur me ashensor që lidh të gjitha katet.

Kati i fundit është suitë e pavarur, me një dhomë gjumi, dhomë ndenjjeje, tarracë, dhomë zhveshjeje dhe një banjë. Ka edhe dy dhoma gjumi në katin e poshtëm përdhes, të shoqëruara me dy tualete, një dhomë tjetër zhveshjeje dhe një kuzhinë.

Në këtë shtëpi, princeshë Diana u prezantua për herë të parë me familjen al Fayed në një darkë në vitin 1996.

Që nga fillimi i viteve 2000, shtëpia u përkiste themeluesve të Pyms Gallery në Mayfair, Alan dhe Mary Hobart.

Por pas vdekjes së zotit Hobart, në vitin 2021 dhe vdekjes së zonjës Hobart në fillim të këtij viti, shtëpia ka dalë në shitje me udhëzimet e ekzekutuesve të tyre.

“Me lidhjet e saj aristokratike dhe mbretërore, ne parashikojmë interes të konsiderueshëm për këtë shtëpi nga blerës të zgjuar në mbarë botën. Është një shtëpi trofe me një histori të shkëlqyer”,- tha Danish Arif, kreu i shitjeve të Mayfair në agjentët e pasurive të patundshme “Chestertons”.

Blerësit e interesuar duhet të kenë parasysh se prona ka dalë në shitje me një çmim prej 10.95 milionë paund./E.Ç

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV