Djali i Belerit kandidat i PD për Himarën? Dhuli zbulon çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Ish-zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ tha se ky vendim ishte i pritshëm, pasi sipas tij arsyet se përse Rama e donte në burg lidheshin me vjen bregdetare të detit jon dhe tokat në Himarë.

“Vendim i pritshëm, nuk kam menduar që Beleri do dalë i pafajshëm për arsye se nëse do e besoja i bie që të mos besoja arsyet se përse shkoi në burg, arsyet nuk lidheshin as me Belerin as me PD, por me vijën bregdetare të detit jon që është thembra e Akilit. Ishte i pritshëm, edhe nga vetë personi, ne e dimë arsyet se përse ia ishte aty”, tha Dhuli.

Dhuli tha për gazetarin Arbër Hitaj se Partia Demokratike po diskuton për emrin e kandidatit të ri, pasi dënimi me formë të prerë nga Apeli i hap rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të Himarës. I pyetur nëse djali i Belerit mund të jetë kandidat, Dhuli tha se po diskutohet çdo emër. Sipas tij, Ramën do e mundin edhe më shumë se në 14 maj.

“PD do e mund Ramën në zgjedhjet e ardhshme sërish, më shumë se e mundëm ne 14 maj. PD ka burime njerëzor për të pasur kandidat. Nuk përjashtohet askush, kemi 4 mijë kandidat se cilido prej demokratëve apo të votues të lokacionit opozitar është më i mirë se çdo kandidat i Ramës, s’ka vjedhur asnjë metër tokë. Çdo emër diskutohet, partitë kanë mënyrat e tyre si e masin terrenin politik. Partitë e mëdha nuk vuajnë për kandidatë. Ramën do e mundim sërish. Rama është shkaktari kryesor i grabitjes së pronave të tyre”, tha Dhuli./   S.M

Të fundit

Sot Dita e Verës, urojnë Begaj dhe kryeministri Rama: Gëzuar të gjithë qytetarëve

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan,...

Ballokume tradicionale/ Receta sekrete nga nënat e Elbasanit

Në Ditën e Verës, janë gatuar e shitur gjithandej nëpër Shqipëri, ballokumet. Por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin...

Sot Dita e Verës/ Ja akset ku do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve

Policia e shtetit ka njoftuar planin e masave për Ditën e Verës në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas policisë, në sheshe dhe rrugët ku do...

Temperaturat deri në 25 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime...

Dita e Verës, katër fazat e festës dhe çfarë nuk dini për ritualet

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë...

Lajme të tjera

Web TV