test

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Sipas agjendës së Bashkimit Evropian, palët do të takohen fillimisht ndaras me Borrell dhe ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajcak e pastaj do të mbahet takimi tre palësh.

“Takimet do të bëjnë një pasqyrë të asaj që është arritur në Dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, bën të ditur BE-ja.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë që në Bruksel shkon për të parë se cilat janë idetë për të ecur përpara.

“Për bindjen time të fuqishme Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale aneksin e zbatimit nga Ohri të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen de facto në qendër”.

Zbatimin e kësaj marrëveshjeje Kurti e cilëson si zgjidhje evropiane të fqinjësisë së mirë, por shton se kjo nuk bëhet me Serbinë e cila e ka shkelur.

“Para se të kemi zbatim të marrëveshje kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish-kryeministres Bërnabiq nga 13 dhjetori i vitit të kaluar, ku Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike”.

Mosrespektimi i marrëveshjes, sipas kreut të qeverisë së Kosovës, ka çuar në tensione e eskalime të tilla si rrëmbimi i tre policëve kufitar në qershor e sulmi terrorist i Banjskës ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku në shtator.

“Kemi pasur vazhdimisht tensione nganjëherë edhe eskalime, që të gjitha e kanë adresën sepse përgjegjësinë dhe fajësinë e ka Beogradi zyrtar”.

Takimi i fundit i dialogut në nivel të lartë të negociatorëve mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb u mbajt në shtator, pak ditë pas sulmit terrorist të Banjskës. S.B

Të fundit

“E di që s’jam i ri, nuk flas aq mirë sa dikur”, Biden përballet me votuesit

Presidenti Joe Biden këmbënguli se ai ende mund të fitojë zgjedhjet në tubimin e tij të parë elektoral pas...

Ilnisa dhe Meriton ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

Çifti i krijuar brenda katër mureve të shtëpisë së “BBV3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, po bëjnë bujë kudo nëpër rrjet me postime të...

Duro vlerëson punën e Sylvinhos: Jam pro qëndrimit, ka ndërtuar skuadër të fortë

A do të largohet Sylvinho apo do të rinovojë. Kjo është pyetja që i bëjnë vetes tifozët e Shqipërisë, pas eleminimit nga Europiani. Rreth...

E rëndë, kërcënohet Mirlind Daku: Bën mirë mos të kthehesh më në Rusi

Telashet duket se nuk kanë të sosur për Mirlind Dakun. Sulmuesi I kombëtares tonë u pezullua nga UEFA për shkak të thirrjeve që sulmuesi i...

Kate Middleton vazhdon kimioterapinë, por ja ku do e shohim së shpejti

Dalja e parë e Kate Middleton, bëri bujë kudo, sakaq princesha po përgatitet për daljen e saj të dytë publike që nga koha kur...

Lajme të tjera

Web TV