Publikohen formacionet e Angli-Sllovaki, dueli i raundit të 1/8-ve në Euro 2024 që do të luhet në “Veltins Arena” (Gelsenkirchen), duke nisur nga ora 18:00.
Gareth Southgate ka bërë vetëm një ndryshim krahasuar me sfidën e fundit përballë Sllovenisë. Më konkretisht në mesfushë.
Repart ku Kobbie Mainoo, talenti 19-vjeçar i United e nis nga minuta e parë, duke ulur në pankinë Conor Gallagher të Chelseat.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të gjejë përballë Zvicrën në takimin për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham, Kane.
Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Haraslin, Schranz, Strelec.