Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“E humbën Vorën nga arroganca”/ Veliaj: Të mësojmë nga gabimet e kundërshtarit tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vora është një nga Bashkitë, e cila vitet e fundit ka votuar masivisht për Partinë Socialiste.  Gjatë takimit me socialistët e zonës, drejtuesi Politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për të vijuar me hapjen e partisë dhe për të mësuar nga gabimet e opozitës.

Ai tha se një nga arsyet e humbjes së opozitës në Vorë, është arroganca që ata kanë treguar gjatë viteve kur drejtonin qytetin.

“Ne kemi pasur disa fitore të jashtëzakonshme në Vorë, të cilat nuk i kishim menduar kurrë gjatë viteve të gjata në opozitë. Por, është shumë e rëndësishme të mos i trajtojmë këto fitore si një instrument për të qenë arrogant dhe për të mos i dëgjuar njerëzit. Një nga arsyet pse fituam, përveç organizimit dhe hapjes me elementë të rinj në parti, është se pala tjetër ishte e papërgjegjshme, nuk i dëgjonte njerëzit, sillej në mënyrë arrogante, duke thënë ‘në Vorë kemi varur xhaketën’. Fitorja nuk është vetëm merita jonë, është edhe fakti se si pala tjetër u soll në një mënyrë jo dinjitoze me njerëzit. Që të na bëhet mësim jo vetëm fitorja, por edhe humbja e dikujt tjetër”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se vetëm gjatë fushatës së fundit në qark, PS u rrit me 6 mijë anëtarë të rinj. Ai shtoi se sot është shumë herë më e lehtë për të qenë socialist, ndërsa risolli në vëmendje kohët e vështira të dhunës nga regjimi i Sali Berishës.

“PS ka kaluar 33 vite plot sakrifica, me vështirësi të jashtëzakonshme. Sot është shumë kollaj me qenë socialist në Vorë. Në fushatën e fundit të anëtarësimeve ne shkuam nga 20 në 26 mijë anëtarë. Kështu që, për 6 mijë anëtarë të rinj, ky rekrutim kaq i shpejtë e kaq i beftë, ishte i jashtëzakonshëm, por edhe i thjeshtë. Kush e mban mend, duke filluar që nga ‘91, pastaj me burgosjen e liderit tonë të parë, Fatos Nanos. Kush mban mend 94-96, Piramidat në ‘97, grushtin e shtetit në ‘98. Kush e mban mend 21 janarin, kur socialistët vriteshin e plumba në mish. Kush i mban mend kohët e SHIK-ut, kur rrëmbeheshin ata që kritikonin qeverinë dhe ishin në opozitë. Përulje dhe respekt për ata që, në ditët më të vështira, e mbajtën të bashkuar familjen tonë”, tha ai.

Lexo edhe :  Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri: Procesi është kryer sipas standardeve

Teksa shpërndau disa certifikata mirënjohje për socialistët me më shumë vite kontribut, Veliaj deklaroi se falë punës së tyre, PS është sot një histori suksesi. “Pa kontributin e tyre, këto fitore do ishin të pamundura, pa mendjen e tyre të hapur, zemrën e tyre të hapur dhe derën e partisë sonë të hapur. Kjo nuk ndodhi vetë, por ndodhi me vullnetin e atyre që themeluan këtë parti. Ju falënderoj nga zemra për 33 vite të jashtëzakonshme shërbimi dhe për faktin se këtij brezi të ri i kemi hapur derën e parties, që sot të vazhdojë të shërbejë dhe ta çojë më lart kauzën tonë”, u shpreh Veliaj./    S.M

Të fundit

Përplasje e fortë në studio mes Vangjelit dhe Nokës: Pusho të flas un

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e...

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek...

Mesazhet shantazhuese/ Bardhi: Lidhen me përgjimet që disponoj nga Sky Ecc

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”.  I ftuar...

Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS: Unë nuk jam nga ata që kam frikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për një emision televiziv për të diskutuar rreth aksionit...

Plas debati në studio, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të...

Lajme të tjera

Web TV