Komandohet nga truri njerëzor, shkencëtarët shpikin ‘robotin Frankenshtajn’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar të parin robot në botë që komandohet nga truri njerëzor.

Roboti funksionon përmes një truri të krijuar në laborator nga një masë qelizash dhe një çip kompjuterik që ndërvepron me sistemin nervor. I përshkruar si “truri brenda çipit”, ai funksionon njësoj si organi njerëzor duke përdorur sensorë dhe algorime të Inteligjencës Artificiale që e nxit robotin të lëvizë, të kapë objekte dhe të shmangë pengesat.

Ky sistem është i njëjti që është përdorur në çipin Neuralink të Elon Musk i cili u implementua në trurin e një pacienti duke i mundësuar të komandojë një kompjuter vetëm përmes mendimeve.

Ekipi shkencor nga Tianjin tha se truri shfaq shenja inteligjence të ngjashme me trurin njerëzor duke lëvizur vetë skajet më të largëta dhe mund të rezultojë në gjetjen e metodave për të riparuar dëmin në organin njerëzor dhe teknikave për të shëruar çrregullimet neurologjike.

Shkencëtarët nuk kanë zbuluar sesi ia kanë dalë që të tejçojnë sinjale te ky tru dhe as nëse e kanë trajnuar që ai të dijë se kur duhet të kryejë funksione të caktuara.

Ata shpjeguan se roboti nuk ka sy dhe reagon vetëm përmes sinjaleve elektrike që dërgohen nga neuronet. Topi rozë mbi shpatullat e tij, është thjesht një pasqyrim kozmetik sesi do të duket truri por jo indi i vërtetë që po përdoret në prototipe.

Kërkimi është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe nuk dihet nëse organoidet do të mund të përdoren ndonjëherë për shërimin ose rindërtimin e indeve të dëmtuara të trurit./E.Ç

Të fundit

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Lajme të tjera

Web TV