Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stina e verës nuk është problem vetëm për njerëzit, por edhe për teknologjinë, e cila mund të dëmtohet nëse ekspozohet ndaj motit të nxhetë. Smartfonët janë një nga pajisjet e para që e ndjejnë nxehtësinë, pasi ne i përdorim ata më së shumti dhe i marrim me vete kudo. Por, ruteri i Wi-Fi shpesh harrohet si një tjetër pajisje teknologjike që mund t’i nënshtrohet motit jashtëzakonisht të nxehtë. “Telefonat dhe ruterët kanë pajisje të integruara për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të qetë, por ka disa gjëra që mund të bëni për t’i ndihmuar”-shpjegoi ekspertja Sabrina Hoque.

E mira është ta mbani ruterin tuaj në një dhomë më të freskët në shtëpi. Pra, diku afër një dritareje nuk është vendi ideal pasi do të jetë më i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Si një rregull i përgjithshëm, rrezet e diellit direkte shpesh mund të kenë një efekt të dëmshëm në teknologjinë tuaj. Duhet të shmangni vendosjen e objekteve rreth ruterit tuaj pasi mund ta dobësojë sinjalin, por edhe t’ia rrisë temperaturën. Pajisjet elektronike kanë nevojë për hapësirë ​​rreth tyre për të lëshuar ajrin e nxehtë të shkaktuar nga i gjithë përpunimi që duhet të bëjnë. Nëse ruteri juaj është i rrethuar nga shumë objekte të tjera, ai nuk mund të ajroset siç duhet dhe mund të mbinxehet. Ne të gjithë kemi një bollëk pajisjesh këto ditë me laptopë, tabletë, pajisje shtëpiake inteligjente, televizorë inteligjentë dhe më shumë. Ruteri në përgjithësi mund të trajtojë mjaft pajisje këto ditë, por padyshim që sa më shumë të keni aq më e vështirë është që ai të funksionojë. Nëse mund të shkëputni disa nga to për të lehtësuar ngarkesën gjatë motit të nxehtë, kjo mund ta ndihmojë. Sa më shumë pajisje të jenë të lidhura me ruterin tuaj, aq më e vështirë është të punohet për t’i mbajtur të gjitha në linjë, gjë që i rrit gjasat për ta ngadalësuar ose fikur.” S.B

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV