Merr fund ‘makthi’, WhatsApp sjell risinë që të gjithë prisnim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur WhatsApp lançoi mesazhet zanore në vitin 2013, u kthye shpejt në një të keqe të domosdoshme.

Sigurisht është një mënyrë më e shpejtë për të përditësuar personin që po ia dërgon apo për të thënë gjithçka duhet pa u përkulur mbi ekran duke u shkëputur nga gjithçka tjetër.

Por për marrësin, një mesazh zanor që zgjat për shembull 4 minuta, është “një makth”.

Së pari, sepse jo gjithnjë është mundësia për të dëgjuar një mesazh zanor për shkak të ambientit ku ndodhesh. Së dyti, nevojitet që të ndërpresësh atë çfarë po bën për t’i kushtuar vëmendje dhe është më e lehtë të bësh gjëra të tjera kur dërgon një mesazh zanor sesa kur e merr. Dhe së treti, duhet t’i referohesh çdo informacioni që merr dhe të kthesh përgjigje për gjithçka.

Por tani, do të kemi më të mirën e të dyjave: transkriptimin e mesazheve zanore.

Sipas WABetaInfo, përdoruesit kanë vënë re se ky funksion është në fazën e testimit. Do të funksionojë si për dërguesin edhe për marrësin ndërsa për momentin është i disponueshëm në 5 gjuhë: anglisht, spanjisht, portugalisht, rusisht dhe hindi.

Për sigurinë e këtyre mesazheve, duhet të shkarkohet një paketë e re të dhënash që do t’i ruajë mesazhet dhe transkriptimet në pajisje pa qenë nevoja e përdorimit të kujtesës virtuale.

Kjo risi do të mundësojë edhe që të mund të kërkosh për një mesazh zanor përmes transkriptimit nëse ke harruar se për çfarë bëhej fjalë./  S.M

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV