Ngrënia e hudhrës për trajtimin e akneve, çfarë thonë dermatologët për trendin në TikTok?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rrjetet sociale është përhapur një trend për ngrënien e hudhrave të papjekur për të hequr qafe aknet në fytyrë.

Përmes një videoje në TikTok me afro 24 milionë shikime, një përdoruese dokumentoi udhëtimin e saj të ngrënies së hudhrës së papërpunuar për të luftuar aknet hormonale. Një përdorues tjetër, videoja e të cilit mori 14.4 milionë shikime, ndau progresin e ngrënien së hudhrës së papërpunuar për të trajtuar aknet dhe njollat ​​e errëta, shkruan Verywellhealth.com.

Ndonëse hudhra mund të duket si një alternativë e arritshme dhe e përballueshme për trajtimet e akneve – veçanërisht nëse nuk keni akses të lehtë te një dermatolog, ekzistojnë disa arsye ku mund të mendoi dy herë përpara se ta provoni këtë metodë.

A mund të shërojë aknet ngrënia e hudhrës së papërpunuar?

Hudhra është përdorur në mjekësi për shekuj me radhë si trajtim për të gjitha llojet e sëmundjeve, si kolesteroli i lartë dhe sëmundjet e arterieve koronare.

Megjithatë, nuk ka pasur mjaft studime për të thënë me siguri se mund të pastrojë aknet, tha dermatologia, Rachel Nazarian.

“Nuk ka prova të mjaftueshme të mbështetura nga shkenca që duhet ta hani hudhrën për trajtim aknesh”, deklaroi Nazarian.

“E vërteta është se asnjë sasi hudhre që konsumoni nuk do të ndihmojë në kurimin e akneve”.

Një rishikim i vitit 2014 zbuloi se hudhra ka përbërës që mund të parandalojnë rritjen e baktereve dhe kërpudhave të caktuara, duke ndihmuar potencialisht me disa sëmundje të lëkurës. Megjithatë, studiuesit nuk thanë nëse hudhra do të ishte e dobishme specifikisht për trajtimin e akneve.

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se shkaqet e akneve mund të jenë shumë të ndryshme për çdo person që ka këtë çrregullim. Sipas dermatologes Melanie Palm, aknet mund të vijnë nga ndryshimet hormonale apo edhe përdorimi i kozmetikës ose produkteve të kujdesit të lëkurës që bllokojnë poret dhe shkaktojnë puçrra.

Lexo edhe :  A e shkakton stresi vërtet kancerin?

A rekomandojnë ekspertët të provoni hudhrën për trajtimin e akneve?

Nëse vërtet dëshironi të provoni të hani hudhër të papërpunuar për të luftuar aknet pavarësisht mungesës së provave, Geddes-Bruce rekomandon të filloni me moderim. Për shembull, thjesht filloni duke përdorur më shumë hudhër për të shijuar darkën tuaj.

Ekspertja nuk rekomandon që të hani çdo ditë thelpinj hudhre të papjekur për trajtimin e akneve.

“Hudhra e tepërt e papërpunuar mund të jetë irrituese, gjithashtu edhe mban erë të keqe. Ne kemi mënyra shumë më efektive për të trajtuar aknet që janë në dispozicion”. S.B

Të fundit

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar...

Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto nga zona e Lungomares në Vlorë pas aksionit të tij në këtë qytet dhe jo vetëm, për...

Tabaku: Veliaj, modeli më i shëmtuar politik

Rikthimi në selinë blu i Ervin Salianjit pas 10 muajsh burgimi në Fier dhe qëndrimi në burg i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliajt u...

Devoll, mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet të...

Arrestimi në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i Noizy

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, është ndaluar ditën e djeshme nga policia zviceriane sapo ka mbërritur në aeroport. Noizy...

Lajme të tjera

Web TV