Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nga Kimberly Cheatle te Ndrea Prendi, dy botë të kundërta të pretorianëve modernë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Kimberly Cheatle, është shefja e Shërbimit Sekret të SHBA që nga 2022, trupës 7 mijë vetash që kanë për detyrë të mbrojnë Presidentin, Zv.Presidentin dhe Ish-Presidentët amerikanë dhe familjet e tyre.

Trupë, që është themeluar në vitin 1901, pasi një sërë atentatesh në vazhdë ndaj krerëve të Shtëpisë së Bardhë.

Kimberly Cheatle është gruaja e parë që drejton një trupë të armatosur federale, që zotëron mjetet më të sofistikuara në botë për ruajtjen e personaliteteve.

Prej ditës së djeshme ajo është personi më i përfolur në SHBA, por edhe më tej në mediat ndërkombëtare, si pasojë e atentatit ndaj ish-presidentit Trump. Shumë e akuzojnë trupën që ajo drejton dhe atë vetë, për neglizhencë në marrjen e masave të duhura për të mbrojtur Donald Trump.

Në fakt nuk është asgjë e re, të gjithë truprojat e presidentëve amerikanë janë akuzuar në vite e vite për neglizhencë, në të gjitha rastet e atentateve të ndodhura. Të cilat nuk kanë qenë pak. Dy kanë qenë fatale vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, ku u vra Presidenti John F. Kenedy në nëntorin e vitit 1963 në Dallas. Pesë vjet më pas, i vëllai i Presidentit, Roberti, u qëllua për vdekje në një hotel të Los Angelos-it, ndërsa po kandidonte për President i SHBA përballë Richard Niksonit.

Presidenti Gerard Ford u përball me dy atentate që nuk patën sukses, ndërsa në vitin 1981, Ronald Regan u qëllua para një hoteli në Uashington, e shpëtoi për fije si pasojë e një profesionalizmi të nivelit të lartë të kirurgëve të spitalit të kryeqytetit amerikan. Regan me shaka ju drejtua mjekut: a je Republikan? Dhe përgjigja që mori ishte: President, sot jemi të gjithë Republikanë! Në fakt, të dy kirurgët që operuan presidentin ishte demokratë të vendosur, por e bënë detyrën me një humanizëm të skajshëm.

Gjithsesi, mbrojtja e personaliteteve është një problem i madh i njerëzimit dhe ka rrënjë të thella që kur ka lindur pushteti e politika. Vrasja më e bujshme, më e madhe, që konsiderohet kryekrimi botëror, i kthyer edhe në kryeveprën letrare të Shekspirit, është ajo ndaj Jul Çezarit.

Njeriun që konsiderohet si politikani më i fuqishëm, komunikatori më i zoti i të gjitha kohrave, shtetari më i shkathët dhe një nga mendjet më të zgjuara deri më sot.

Çezari, u vra më 15 mars në vitin 44 Para Krishtit, në ditët që romanët e lashtë i quanin “Idus Martiae”, festa që i detikohej Marsit një nga perënditë romake, por edhe që konsiderohej si koha kur ndërron gjaku e ndodhin gjëra të pazakonta.

Në kulmin e pushtetit të tij, pasi kishte pushtuar Galinë, mundur kundërshtarin e tij Pompeun në betejat e zhvilluar në tokat shqiptare, vendosi të ndryshojë Kushtetutën e të reformojë Republikën. Çezari u bë diktator, që ishte vetë zot e vetë shkop ku emëronte magjistratë, qeveritarë e madje senatorë.

Të tillë bëri një ditë të bukur, një nga legionarët e tij më të zotë e besnikë, Lucius Vorenus, një komandant i talentuar dhe besnik deri në vdekje. Çezari e emëroi Lucius si senator, për ta pasur në krah e ta mbronte për çdo rast. Siç thonë të gjithë burimet antike, gjenerali legjendar i tha se të dua pranë meje çdo moment kur të jem në Senat.

Lexo edhe :  Vota e emigrantëve, shpresë për partitë e reja?

Më 15 mars, Çezari kishte zhvendosur edhe mbledhjen e Senatit në një vend tjetër, në Teatrin kushtuar Pompeut, që ndodhej në zonën e dedikuar me tempuj ndaj Perëndisë Mars.

Luciusit i ndodhi në tragjedi e tmerrshme familjare atë ditë, ku ju vra e bija e nuk shkoi dot në Senat. Çezari ishte vetëm e megjithatë ishte rrethuar mbi miqtë e tij: Bruti dhe Casiusi, që i ngulën kamën dhe e vranë në mes të aulës ku ishte mbledhur në mbledhje ceremoniale Senati Romak.

Që prej atëherë, nisi rrënjë Garda apo truprojat zyrtare të krerëve të shteteve. Në Romë kjo trupë quhej Gardë Pretoriane. E cila përbëhej prej ushtarakëve më të zotë e më besnikë. Por siç tregoi koha, shpesh ata u përdorën për vrasje të kundërshtarëve politikë, ndaj Perandori Kostandin e shkriu trupën.

E pikërisht ky definim i pretorianëve ka përbërë thelbin e natyrës së shtetit, konceptin e regjimit ku shërbejnë këta gardianë, të cilët janë të aftë dhe të stërvitur për të vrarë. E bëjnë për të ruajtur shefin, apo për të plotësuar tekat, dëshirat, apo marritë e tij?

E ja ku vijmë natyrishëm në një histori jo shumë të vjetër të Shqipërisë sonë. Kur një “pretorian” i quajtur Ndrea Prendi, u bë strumbullari i vrasjes së 4 njerëzve të pafajshëm që ndodheshin jashtë gardhit të Kryeministrisë. Shumë larg “objektit” që duhet të mbronin e që ishte Sali Berisha, kreu i qeverisë shqiptare. i cili ka thënë se ishte me snajper në sy, gati për të vrarë kundërshtarin e tij Edi Rama po të afrohej edhe më shumë.

Ndrea Prendi, i cili na është servirur edhe në panele televizive si një shpëtimtar i demokracisë vetëm pak vite më parë është shembulli më ekstrem, por jo i vetëm i përdorimit të Gardës, si një polici ndëshkimore. Jo vetëm nën pushtetin e Berishës, por fakt është se ai ka qenë më ekstremi.

Para 20 vitesh, presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ndodhej në një vizitë zyrtare në Itali, ku në një moment doli të shëtiste e të pinte kafe në një nga zonat më kult të Romës, Piazza di Spagna. I rrethuar me karabinierë që e ruanin, krijoi një ilaritet në një pjesë romanësh autoktonë që rrinin në bordura.

“Eh, nuk ka lidhje, ruaj sa të duash, kush ka ndarë mendjen për ta bërë zullumin e bën. A nuk ishte Aldo Moro apo Papa Gjon Pali i Dytë, prej zyrtarëve më të ruajtur në botë, e prap i bënë attentat. Veç mos të ndajnë mendjen”, i tha një mesoburrë presidentit Meidani, i cili u ndal të shkëmbente dy fjalë dhe miratoi atë çfarë tha. “Shumë e drejtë ajo që thua, por shteti duhet të marrë masat e tij”….

Të fundit

“Ishte shumë i dobët në tregti”/ Trump vlerëson Obamën si njeri, por e quan të dështuar

Donald Trump, që ka promovuar teori konspirative kundër ish presidentit Barack Obama, e vlerësoi atë në një deklaratë për...

Ethet deri në dhimbje koke: Njihni simptomat e mpox, çfarë të bëni nëse infektoheni

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur mpox (linë e majmunëve) një emergjencë publike me shqetësim ndërkombëtar. Kjo vjen mes një rritjeje të...

300 familje të prekura nga tërmeti gati të marrin shtëpitë e reja në Kombinat

Një zonë banimi, me kushte e standarde bashkëkohore, do u japë mundësinë 300 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Kombinat, të...

Meta nis ditën me të rinjtë/ Së bashku që Shqipëria të mos jetë më Republikë e “bananeve”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur ditën me një grup të rinjsh beratas në Ishëm, të cilët marrin pjesë në pelegrinazhin...

Momenti romantik i Kamala Harris dhe përlotja e Joe Biden

A do ta çojë fjalimi i tij Kamala Harrisin në postin më të lartë në SHBA? Douglas Emhoff, bashkëshorti i kandidates demokrate për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV