Si përfundim, a do të jetë Visjan Ukcenaj pjesë e BBV4 apo jo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj ka shuar zërat se do të jetë pjesë e edicionit të 4 të Big Brother Vip. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ukcenaj shprehet se nuk do të jetë pjesë e këtij formati pasi në tetor do të rikthehet në “Portokalli”. Ai gjithashtu shton se nuk është në karakterin e tij të eksperimentojë në forma të tilla dhe se nuk mund të qëndrojë dot larg familjes së tij.

“Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do ë ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.

Ai ka folur edhe për projektin më të ri muzikor “Benz”, i cili do të jetë një bashkëpunim.

“Kam që në 2017 që bëj këngë për pasion, e kam filluar me Big Bastën. Unë kam menduar të qëndrojë në këtë stil për një projekt që do publikohet më vonë. Unë muzikën e bëj për pasion, pasi që në gjimnaz kam punuar me zhanre të ndryshme. Kemi dëgjuar muzikë të mirë, brezi ynë si pop apo rrok. Klipi është xhiruar në Shkodër, ishte i thjeshtë dhe e ka bërë një djalë nga Shkodra, Miklovani”, tha Visjani. S.B

Të fundit

“Kishte një shenjë plumbi në trup”/ Çfarë tha personi që gjeti trupin e 23-vjeçarit

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas mediave...

Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Nga Spartak Ngjela Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë  ekspertësh...

Theth/ Banorët bllokojnë urën e fshatit, përplasen me policinë: Nuk kemi bërë asnjë krim

Banorët e zonës së Thethit janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për t’u futur në...

Historia e dashurisë së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip

Një histori dashurie e përshtatshme për familjen mbretërore. Më 8 shtator, familja mbretërore britanike njoftoi lajmin tronditës se Mbretëresha Elizabeth ll vdiq në moshën 96-vjeçare,...

1955 – Manifesti Russell–Einstein, thirrja për uljen e rrezikut të luftës bërthamore

Më 9 korrik 1955, në një moment të tensionuar të Luftës së Ftohtë, u publikua Manifesti Russell–Einstein, një dokument historik që paralajmëronte njerëzimin për...

Lajme të tjera

Web TV