Deputetja Erisa Xhixho kërkoi sot interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Xhixho u shpreh buxheti i parashikuar për arsimin është më i ulëti në rajon, me vetëm 2.29% PPB.
Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu, përveç rritjes së pagave të mësuesve, foli edhe në lidhje me investimet e bëra në infrastrukturë dhe jo vetëm, në mënyrë që të krijohet një ambient pune më dinjitoz.
Manastirliu u shpreh se 300 shkolla janë tashmë të laboratorë smart, duke sqaruar se integrimi i teknologjisë dhe informacionit, është një prioritet strategjik për zhvillimin e një arsimi që aftëson nxënësit në fushën e teknologjisë.
“Integrimi i teknologjisë dhe informacionit, është një prioritet strategjik i yni për zhvillimin e një arsimi që aftëson nxënësit në fushën e teknologjisë.
Kemi mundësuar që 300 shkolla të kenë laboratorë smart.
Më shumë se 40 mijë fëmijë nga klasa e parë në të 3 do përgatiten për kodimin, po punojmë për të trefishuar numrin shkollave për të garantuar që në dy vitet e ardhshme 600 shkolla të tjera të pajisen me laboratorë smart.
Mbi 25 mijë mësuar të trajnohen në vijim.
Kushtet e punës sot janë më të mirë falë investimet të pandalura në infrastrukturë.
Sa i përket portalit, është i ri nëpërmjet e-Albanias ku mësuesit aplikojnë direkt”, u shpreh ajo.
Ministrja foli edhe në lidhje me mbështetjen e të rinjve me bursa, duke shpjeguar se janë 50 mijë prej tyre që mbështeten nga buxheti i shtetit.
“Bursa sa paga minimale për studentët e degëve prioritare.
Rimodelimi që i kemi bërë këtë vit mekanizmit do të rrisë interesin dhe do të garantohet që studentët të mbajnë rezultatet në të gjitha nivelet e studimit sa kohë përfitojnë nga bursa. Ministria e Arsimit është në krah të të rinjve. Janë 50 mijë studentë që mbështeten me bursa”, tha ajo. S.B