Shkaktoi “blackout”-in e sistemeve IT në botë, CEO i “CrowdStrike” humb mbi 300 mln paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu në krye të kompanisë që shkaktoi “Black-out”-in më të madh në sistemet IT, në mbarë botën humbi sot gati 250 milionë paund nga pasuria e tij personale, pasi firma e tij pranoi përgjegjësinë për ndërprerjen.

George Kurtz është bashkëthemeluesi dhe CEO i CrowdStrike, firma me bazë në Teksas që fuqizon sigurinë kibernetike për disa nga kompanitë kryesore në botë dhe institucionet financiare globale.

Kompania ka lëshuar një deklaratë faljeje pasi një përditësim i gabuar që iu drejtua klientëve të Windows rrëzoi sistemet e tyre në një ‘pandemi dixhitale’, duke dëmtuar linjat ajrore, aeroportet, transmetuesit, dhe platformat e investimeve.

Gabimi i rëndë fshiu 9 miliardë £ nga vlera e CrowdStrike dhe 320 milion dollarë (247 milion £) nga pasuria personale e Kurtz.

Ai zotëron 5% të aksioneve në firmë dhe rënia përfaqëson një humbje prej një të dhjetës së vlerës së tij neto prej 3.4 miliardë dollarësh.

Crowdstrike raportohet të ketë një pjesë prej 24 për qind të tregut të sigurisë, duke ofruar softuer që mbron kompjuterët e bizneseve nga sulmet e jashtme kibernetike. Kjo do të thotë se qindra miliona kompjuterë ka të ngjarë të jenë prekur nga kjo çështje.

Problemi u shkaktua nga një përditësim sigurie ‘buggy’ për Falcon, një produkt antivirus i shitur nga firma që mbron pajisjet Microsoft Windows nga sulmet kibernetike.  S.B

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV