E bukur dhe e vërtetë, Policia Rrugore në Tiranë ofron ujë qytetarëve dhe turistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të vije bast se cila nga pijet është më e mira, dhe nuk do të besoje se do të ishte UJI përgjigjja e duhur për të fituar.

Në këto kushte ekstreme temperaturash, një shishe ujë i freskët do të ishte qerasja më e mirë, gjithçka tjetër është në rend të dytë.

Dhe është pikërisht kjo mirësi dhe bujari, kjo marrëdhënie thelbësisht njerëzore, që ka “nxjerrë” rrugëve të Tiranës, Policinë Rrugore, jo për të penalizuar kundravajtësit apo për t’i toleruar ata, por për lehtësuar sadopak vapën për kalimtarët e rastit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë një video dhe një falenderim për këtë gjest të ligjzbatuesit e qarkullimit rrugor, të cilët sfidojnë vapën, për të ruajtuar vijimin e qarkullimit normal të mjeteve në kryeqytet, por ofrojnë edhe ndihmë dhe mbështetje për qytetarët.

Edhe një shishe ujë mjafton për të marrë bekime, vlerësime dhe falenderime, por edhe “Mirënjohje për punonjësit e Policisë Rrugore në Tiranë për kujdesin e treguar duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve” shkruan Rama./   S.M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV